Kopshti është një ndër vendet që të gjithëve na pëlqen të kalojmë kohë në mbrëmje apo edhe gjatë ditës, kur koha është e mirë.
Një kopsht i rregulluar mirë është edhe pasqyrë e shtëpisë.
I mbushur me lule, dhe objekte prej druri do të ishte arredimi ideal dhe perfekt për ambientin tuaj të jashtëm. Nëse doni të qëndroni dhe të kaloni sa më shumë orë , në oborrin e shtëpisë tuaj, këtë hapsir duhet ta krijoni në atë mënyrë që t’ju transmetojë qetësi.
Disa detaje të vogla siç janë llambat të vendosura në degë të pemëve krijojnë një pamje magjepsëse.
Po ashtu vendosja e një tavoline me karrige të punuara në stilin klasik japin një bindje se ju i ftoni të gjithë që kalojnë andej të ulen aty.
Shihni më poshtë disa foto, për të pasur një ide.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.