Nuk është sekret për asnjë tashmë që dietat zënë vend të dytë gjatë sezonit të festave. Është normale që vendosmëria e të ushqyerit të shëndetshëm të zhduket si me magji kur jeni rrethuae nga ushqime të skuqura dhe ëmbëlsira. Megjithatë, pasi kemi konsumuar të gjitha ëmbëlsirat dhe alkoolin që dëshironi gjatë Krishtlindjeve, trupi juaj duhet të kthehet në “rrugën e duhur” me një plan detoxi duke përfshirë vakte ushqyese.
Më poshtë janë disa ushqime që mund të konsumoni për të balancuar ato kalori shtesë që keni fituar gjatë Krishtlindjeve.

Uji.
Pirja e të paktën 6-8 gotave ujë çdo ditë ndihmon në largimin e toksinave nga trupi. Nëse do ta keni të vështirë, atëherë shtojini ujit, kastravec, nenexhik dhe limon për t’i dhënë shije.
Konsumoni ushqim të gatuar në shtëpi.
Ky duhet të jetë prioriteti numër një për të paktën muajin e ardhshëm. Kryesisht, ushqimet gjatë festave janë të mbushura me vaj, kripë shtesë, niseshte dhe sheqer. Ushqime të tilla mund të jenë të shijshme, por jo gjithmonë janë opsioni më i shëndetshëm. Kaloritë në ushqimet e gatuara në shtëpi mund të kontrollohen duke përshtatur përbërësit dhe vajin e përdorur. Përgatitja e vakteve ushqyese në shtëpi si thjerrëzat, sallatat apo supat e ndryshme mund të jetë një përvojë e kënaqshme dhe e shëndetshme.
Konsumoni shumë patate të ëmbël.
Kjo është një alternativë më e mirë se patatet normale. Patatet e ëmbla janë të ngarkuara me beta-karotinë që rrit sistemin imunitar dhe i jep trupit energjinë që i nevojitet, ndërsa nxit funksionin e metabolizmit.
Përdorni në çdo vakt kos.
Shtoni në vaktet tuaja dhe jepini trupit një detoksifikimi probiotik. Mund ta kombinoni me drekën tuaj ose thjesht ta hani pa e shoqëruar. Kosi ka përfitime shëndetësore pasi siguron proteina, kalcium, vitamina D, B6, B12, riboflavinë, kalium dhe magnez.

Kosnumoni produkte jeshile
Dimri është një kohë e shkëlqyer për të konsumuar perimet dhe gjethet jeshile.Duhet të përfshini në dietën e tuaj lakër jeshile, brokoli, spinaq dhe marule, pasi ato janë të pasura me fibra dhe përmbajnë enzima që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes.
Mos harroni frutat.
Manaferrat, mandarina, portokallet, ananasi janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe gjenerojnë nxehtësi gjatë stinës së ftohtë. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në rritjen e imunitetit.
Vendosja e një ekuilibri midis asaj që ha gjatë sezonit festiv dhe pas përfundimit të festës mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm. Pra, përfshini disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj dhe kushtojini pak kohë ushtrimeve në mënyrë që të detoksifikoheni siç duhet.
Burimi:Times/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



