Taksa

Si taksohen të pasurit? (As ekonomistët s’janë të sigurtë)

Nëse doni të kapni mat një politikbërës, pyetini se sa mendojnë ata se duhet të taksohen të pasurit. Kjo pyetje i trullos të gjithë.

Më 8 maj, presidenti Donald Trump u “divorcua” me konventën e republikanëve kur urdhëroi Mike Johnson, folës i Dhomës së Përfaqësuesëve të rriste taksën mbi të ardhurat më të larta nga 37% në 39.6%. Trump më pas doli në mediat sociale për të njoftuar se megjithëse do ta “pranonte me dashamirësi” një ndryshim të tillë “për të ndihmuar punëtorët me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, republikanët në Kongres “ndoshta nuk do ta bëjnë atë”. Ai megjithatë është “në rregull nëse e bëjnë”.

Kjo është pika ku zakonisht Trump dallon nga ekonomistët me përvojë. Por këtë herë edhe ata duken se janë të frustruar. Kërkimet e tyre thonë se fasha e duhur për tatim është nga -26% në 50%, po po edhe një normë negative. Ekonomistë të tjerë rekomandojnë norma aq të larta sa 70% ose edhe më shumë.

Por pse është kaq e vështirë për ekonomistët, por edhe politikanët të deduktojnë një nivel të saktë tatimi për pasanikët? Një arsye është paragjykimi etik. Ekonomistët janë komfort kur flasin për dobinë dhe jo rishpërndarjen. Historikisht, kërkimet mbi “taksimin optimal”, të rrënjosur në punën e Sir James Mirrlees, një ekonomist britanik, kombinon dy koncepte me një besim intuitiv që një dollar më shumë blen më pak lumturi, sa më i pasur të jesh. Një qeveri utilitare, që synon të maksimizojë të ardhurat e qytetarëve mund të shpërndajë shumë para, nëse funksionet utilitare janë të lugëta.

Por lumturia është e vështirë të matet dhe utilitarianismi është kontrovers; nuk përcakton qartësisht të drejtat, meritat, varfërinë dhe as fashat. Në vitin 2016, Emmanuel Saez nga universiteti i Berkeley dhe Stefaie Stantcheva nga Harvard treguan se ka një model ku funksionet utilitare mund të “peshohen”. Në këtë mënyrë ti i tregon ekonomistëve se sa e vlerëson një dollar dhe ata të tregojnë se si t’i taksosh.

Ose do të mundohen. Edhe pasi shoqëria të vendosi “peshat”, ekonomistët janë në vështirësi. Puna e Mirrlees fokusohet tek cila masë taksimi për krahun punëtor, duke dekurajuar punësimin, redukton të ardhurat për të pasurit. 1% rënie në kthimin pas taksave për të pasurit përkthehet në një rënie 0.25% të fitimit të tyre. Fute këtë numër në një formulë tradicionale dhe merr një rezultat idela tatimi prej 70% ose diçka më shumë.

Por kjo metodë injoron një pyetje të pakohë: sa përfiton një shoqëri e tërë kur i lejon njerëzit të pasurohen? Ky nuk është një lëshim i vogël, duke pasur parasysh përfitimet e përhapura nga sipërmarrja dhe inovacioni. Ëilliam Nordhaus i Universitetit të Yale ka vlerësuar se novatorët historikisht kanë kapur për vete vetëm rreth 2% të tepricës totale që krijojnë. Në ekstrem, përhapje të tilla kanë një rëndësi të madhe. Përfitimet e sipërmarrjes janë pjesë e shpjegimit përse kapitalizmi i kalon ekonomitë e kontrollit si ajo e Koresë së Veriut.

Ekonomistët vetëm kohët e fundit janë përpjekur të përfshijnë nxitjen për zhvillim në llogaritjen e tyre të taksave më të larta optimale. Një tentative ishte nga Charles Jones në universitetin e Stanford, që sugjeron taksën negative -26%. Nëse më të pasurit prodhojnë shumë ide që ndihmojnë shoqërinë, atëherë zbritja në taksa do të jetë po aq efektive sa rishpërndarja.

Stantcheva zbuloi se taksat mbi të ardhurat personale (dhe taksat e korporatave) pengojnë ndjeshëm inovacionin, megjithëse gjithashtu dhe politikat e synuara, të tilla si subvencionet e kërkimit dhe zhvillimit, mund të përdoren si kundërpesha.

Deri sa të gjejnë zgjidhje, politikanët nuk kanë zgjidhje vetëm të ndjekin intuitën e tyre dhe shembuj nga vendet e tjera. Mund të shohin nga vendet skandinave ku taksat janë të larta, por jo shumë të larta për pasaniket./TheEconomist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë