Nga Gazeta ‘Si’ – Sot është data 2 janar dhe për shumë njerëz që tashmë festimet konsiderohen pjesë e së shkuarës po ju rreshtojmë disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të rinisni vitin e ri me pozitivitet.
1. Dil një shëtitje nga liqeni. Mundësisht vetëm. Ecja në natyrë është ilaçi më i mirë antistres por të ndihmon dhe të sistemosh mendimet e një viti të shkuar dhe të reflektosh për vitin qe vjen.
2. Hiq dorë nga ritransmetimet e spektakleve të fundvitit qe na servirin televizionet dhe shiko një film. Zgjidh një film të ri ose një film të cilin e ke parë por që e do shumë dhe e rishikon me qejf përherë. Kjo është një mënyrë fantastike të shkëputesh së paku për dy orë nga realiteti mbytës i fillim vitit. Nese nuk keni ndonjë ide, ju sugjerojmë “100 vjet vetmi” prodhim i fundit i Netflix bazuar në kryeveprën botërore të letërsisë nga nobelisti Gabriel Garcia Marquez.
3. Për ju që jeni single dhe jetoni vetëm, ju sugjerojmë të kërceni. Ulni grilat e dritareve, vendosni playlistën me këngët e juaja të preferuara dhe kërcëni vetëm sikur askush nuk ju sheh. Mundësisht shoqërojini me të kënduaren tuaj, është një ushtrim i mrekullueshëm çlirimi.
4. Lexoni libra! Zgjidhni një libër të ri ose një që e keni lexuar. Leximi ju ftillon dhe ju parapërgatit për një rinisje të ngadaltë të vitit. Nëse nuk keni një ide, atëherë po ju sugjerojmë tre tituj. “Muzeu i pafajësisë” nga Orhan Pamuk, ” Pylli norvegjez” nga Haruki Murakami ose “Kohëstrehim” nga Georgi Gospodinov.
5. Rrini shtrirë gjithë ditën. Po, kështu siç e lexuat, jepini vetes kënaqësinë dhe të drejtën e të mos bërit asgjë. Mbushni një tabaka më ushqime dhe pije. Merreni me vete në krevat dhe “parazitoni” gjithë ditën duke gugëlluar në celular. është ok ndonjëherë dhe të mos bëni asgjë!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.