Keshilla

Si ta ndihmoni fëmijën të hapë biznesin e tij të vogël

Të gjithë prindërit janë përballur me një fëmijë “biznesmen” që dëshiron të hapë një dyqan për të shitur ëmbëlsira (që në të vërtetë janë lodra). Ky mund të jetë një hap i madh për të ardhmen e tyre dhe prindërit duhet të jenë aty për t’i ndihmuar që në hapat e parë.

16-vjeçarja Alina Morse (sipërmarrëse amerikane, CEO dhe themeluese e Zolli Candy. Kompania e saj shet karamele që i krijoi ajo, karamele pa sheqer të quajtur Zollipops, karamele të forta të quajtura Zolli Drops dhe taffy, një lloj karamele e shpikur nga Morse, e bërë duke shtrirë një masë sheqeri të zier, gjalpë ose vaj vegjetal, aromatizues të quajtur Zaffi Taffy) e nisi biznesin e saj si një lojë që të arrinte këtu ku është sot. Në moshën 9-vjeçare, ajo filloi atë që tani është bërë kompania e ëmbëlsirave me rritje më të shpejtë në Amerikë. Biografia e saj që kur u fut në biznesin e prodhimit të ëmbëlsirave është e mjaftueshme për t’i bërë shumicën e të rriturve, dhe ndoshta edhe Bill Gates, të ndjehen si të paarritshëm.

Tani Morse e konsideron biznesin e saj thjesht një aktivitet pas shkollës.

Jo të gjithë fëmijët kanë nxitjen dhe vendosmërinë e Morse, sigurisht. Por nëse dëshironi të ndihmoni fëmijën tuaj të fillojë një biznes të vetin, këtu janë disa këshilla nga ekspertët e biznesit, përfshirë edhe Morse.

Lërini fëmijët të shkruajnë qëllimet e tyre

T’i lësh fëmijët të shkruajnë qëlimet e tyre është çelësi për të gjetur sukses në çdo industri, por veçanërisht për sipërmarrësit aspirantë.

“Kur vendos stilolaps në letër dhe shkruan qëllimet tuaja, ka shumë më shumë gjasa të vetëmotivoheni dhe të arrini ëndrrat tuaja”, thotë Morse. “Kjo jep gjithashtu një lloj harte për të ditur se ku po shkoni”.

Biznesi duhet të bazohet në interesin e fëmijës suaj

Fëmija juaj duhet të jetë i pasionuar për biznesin e tij për t’u siguruar që do ta shijojë përvojën dhe të mos ndihet sikur është punë. “Për tu siguruar që ky është rasti, thojuni fëmijëve që të bëjnë një listë të gjërave të tyre të preferuara për të bërë”, thotë Atlanta, nëna e Anthony i cili krijoi një biznes bluzash në internet në moshën 13 vjeçare.

“Nëse u pëlqen gatimi ose pjekja, një biznes i vogël katering mund të jetë një opsion. Nëse ata kanë dashuri për qentë ose macet, një biznes për të ecur me kafshë shtëpiake mund të jetë i përshtatshëm. Nëse u pëlqen të shkruajnë, ata mund të shkruajnë dhe të vetë-botojnë një libër. Nëse ata janë artistë ose piktorë, ata mund t’i shesin veprat e tyre të artit në internet ose në shfaqje. Lista vazhdon dhe vazhdon, qëllimi është të përputhet biznesi i fëmijës suaj me interesin e tij”.

Lërini të krijojnë një plan biznesi të plotë

Dy vjet më parë, fëmijët e Jen Bradley (në atë kohë 13, 11, 8 dhe 6 vjeç) filluan një biznes limonade të quajtur Rruga e Lemonades. Biznesi, të cilin ata e operonin përpara një Ëalmart-i lokal, u frymëzua nga Dita ndërkombëtare e Limonadës. Për atë një ditë, fëmijët shitën biskota me limonadë dhe çokollatë dhe jo vetëm që morën një përgjigje jashtëzakonisht pozitive nga publiku, ata gjithashtu mundën të dhuronin 200 dollarë për Institutin e Kërkimeve të Autizmit falë fitimeve të tyre.

Megjithatë, edhe pse kaloi Dita ndërkombëtare e Limonadës, fëmijët e Bradley donin të mbanin biznesin e tyre në tregun lokal të fermerëve. Por përpara se Bradley t’i lejonte ata të angazhoheshin në tregun vendas, ajo u kërkoi fëmijëve të saj të zhvillonin një plan pune që përshkruante saktësisht se si do të funksiononte biznesi.

“Ishte me të vërtetë e rëndësishme për mua dhe bashkëshortin tim që fëmijët tanë të merrnin përgjegjësinë për punën e tyre pasi kjo nuk do të ishte limonada e mamasë dhe babit”, thotë Bradley.

Kur fëmijët e Karen Aronian, Jack dhe Laurel, donin të fillonin një biznes me rrush të thatë në shtëpi (Miners Rasins), si dhe një biznes të prodhimeve shtëpiake (Miners Popsicles), ajo gjithashtu kërkoi që ata të krijonin një plan të detajuar biznesi.

“Një plan biznesi do të përmirësojë objektivat e sipërmarrësit tuaj të ri dhe duhet të përshkruajë se çfarë produkte apo shërbime do të ofrojë biznesi dhe si do të sjellë fitim”, thotë Aronian, e cila është një eksperte e prindërimit dhe edukimit.

Mblidhni një ekip

Shumë fëmijë i pëlqejnë sportet dhe fillojnë t’i luajnë ato shumë herët në jetë, kështu që kjo këshillë duhet të jetë e lehtë për mendjet e reja dhe sipërmarrësit e rinj kudo që të përvetësohen: Biznesi është gjithashtu një sport ekipor. Dhe nëse jeni një prind që ndihmon fëmijën tuaj të fillojë, ose një fëmijë që tashmë po harton një plan biznesi, ju duhet të bashkoni ekipin e duhur të njerëzve për të mbështetur përpjekjet tuaja të biznesit.

“Gjetja e anëtarëve të ekipit mbështetës dhe të plotë është shumë e rëndësishme në krijimin e një kompanie të ekuilibruar dhe një mjedisi pune”, thotë Morse. “Gjeni njerëz që besojnë në ju dhe ëndrrat tuaja.”

“Ndërsa në temën e grumbullimit të një ekipi për biznesin e një fëmije, mund të jetë gjithashtu një ide e mirë të përfshihet një mentor në mesin e atij ekipi”, thotë Aronian.

“Kërkoni mentorë që mund të kenë përvojë në fushën specifike të biznesit për të trajnuar fëmijët tuaj se si të fillojnë dhe merrni parasysh të gjitha aspektet e biznesit”, shpjegon ajo.

Jepu fëmijëve ndihmë, por mos u përfshij. Lërini ata të bëjnë punën

Të ndihmosh fëmijët tuaj të hapin biznesin e tyre është e mrekullueshme, por gjithashtu duhet të dini se ku të vini kufirin kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes. Në rastin e biznesit të limonadës së Bradley-t dhe fëmijëve të saj, ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të lumtur t’i ndihmonin fëmijët e tyre, por çifti gjithashtu mori vendime të vetëdijshme se çfarë të mos bënin gjatë rrugës.

“Ne i ndihmuam ata të blinin në internet për furnizime, duke gjetur ofertat më të mira por ata duhej të përdornin të ardhurat e tyre për t’i blerë ato”, shpjegon ajo.

Bradley dhe burri i saj gjithashtu u mësuan fëmijëve të tyre praktika të mira të shërbimit ndaj klientit dhe i çonin ata tek tregu i fermerëve çdo të shtunë. Por pas kësaj, fëmijët duhej të bënin vetë gjithë punën.

Mësojini fëmijët se si të mendojnë si një sipërmarrës

Ka shumë tipare që të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm kanë të përbashkëta. Filloni t’i mësoni fëmijët tuaj për këto tipare që në moshë të re, kështu që mund të bëhet një mënyrë jetese për ta.

Inkurajoni fëmijët tuaj të jenë krijues dhe të mendojnë jashtë kutisë. Mësojuni atyre vendosjen e qëllimeve dhe se si t’i zbërthejnë qëllimet në copa të vogla. Lejojini ata të marrin rreziqe në mënyrë që të mësojnë se dështimi është një pjesë e madhe e suksesit. Tregojuni atyre se si të jenë zgjidhës të problemeve dhe stuhi mendimesh rreth të mirat dhe të këqijat e situatave.

Ju gjithashtu do t’ju duhet t’i mësoni ata për fleksibilitetin, këmbënguljen dhe durimin sepse kërkohet për jetëgjatësi në biznes.

Flisni me ta për njohuritë financiare, në mënyrë që ata të bëhen një menaxher i mirë financiar. Lërini ata të dalin vullnetarë dhe të ndihmojnë të tjerët në mënyrë që të mund të rrënjosni dashurinë për t’u shërbyer dhe ndihmuar të tjerët, gjë që është një pjesë thelbësore e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.

Të gjitha këto tipare të karakterit do t’ju ndihmojnë të mësoni fëmijën tuaj se si të marrë përgjegjësinë për veprimet e veta, si dhe të bëhet një mendimtar kritik.

Në rastin e Bradley, mamasë nga Teksasi, lënia e fëmijëve përgjegjës për biznesin e tyre duke përfshirë marrjen e vendimeve kryesore dhe menaxhimin e financave në mënyrë të pavarur pati një rezultat shumë pozitiv, në fund.

“Kjo me të vërtetë i fuqizoi ata të bënin zgjedhjet e tyre me kujdes. Ata gjithashtu mësuan se si të komunikojnë mirë me të tjerët dhe të tregtojnë produktet e tyre”, thotë Bradley. “Në përgjithësi, ishte një përvojë fantastike për të gjithë ne. Fëmijët tanë jo vetëm që mësuan mësime të mëdha për përgjegjësinë dhe vendimmarrjen, por ata gjithashtu ishin në gjendje të fitonin 1000 dollarë për një udhëtim që do të bëjmë në The Ëizarding. Ëorld of Harry Potter në Universal Studios në Florida pas Covidit”.

Mos kini frikë të bëni pyetje

Kjo këshillë nga Morse u drejtohet posaçërisht fëmijëve: Bërja e pyetjeve gjatë gjithë rrugës gjatë udhëtimit tuaj sipërmarrës është një nga mënyrat më të rëndësishme (dhe më të lehta) për të mësuar dhe rritur, jo vetëm si person, por si biznesmen.

“Fillimisht mësova të bëj ëmbëlsira duke parë video në YouTube. YouTube, Google dhe mediat sociale janë të gjitha burime të jashtëzakonshme të mbushura me ekspertë të besuar për të mësuar për këdo apo çdo gjë”, thotë ajo.

Fëmijët duhet të gjejnë një slogan

Një perlë e fundit e këshillave nga Morse është gjetja e një slogani motivues.

“Gjeni një slogan që ju frymëzon dhe motivon. Slogani im është një mënyrë e shkurtër dhe e thjeshtë për të më kujtuar se unë mund të bëj gjithçka dhe ju gjithashtu mundeni: “Puno shumë. Provo, beso dhe mos u dorëzo kurrë”.

Burimi: Parents. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë