Keshilla

Si ta kritikoj vajzën time pa e mërzitur?

Pyetje: Fëmija im është në moshën 4 vjeçare dhe urren kur e kritikojmë, ajo fillon të grindët, të qajë dhe shkon në dhomën e saj e nuk do të flasë me ne. Është e pa mundur që të aprovosh çdo veprim të saj dhe duhet ta këshillojmë dhe njëkohësisht ta edukojmë. Ajo shpesh herë i vendos këmbët në tavolinën e ngrënies dhe kur e kritikojmë shpjegohet se, ne nuk bëjmë asgjë që ajo do dhe ikën duke qarë. Kam biseduar edhe me prindër të tjerë për këtë fenomen, por nuk kam gjetur një zgjidhje. Si ta kritikoj vajzën time pa e mërzitur?

Përgjigje: Faleminderit që më keni shkruar dhe më besoni kur të ju them se asnjë fëmijë nuk kënaqet nga kritika. Në fakt kur lexova shkrimin tuaj po mendoja me vete “pse kujt i pëlqen ta kritikojnë”.
Duke kuptuar që fëmijës tuaj nuk i pëlqejnë kritikat, ju duhet të kuptoni fillimisht se ajo po rritet vazhdimisht dhe arrin të dallojë gjërat që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë. Fëmijët në moshën 4 vjeç janë aktive, kërkojnë të argëtohen, por njëkohësisht edhe shumë impulsiv. Fillimisht mendoj se duhet të shihni fëmijët tuaj për moshën që ka dhe jo më shumë. Përpiquni të jeni e durueshme dhe t’i flisni me delikatesë sepse një fëmijë nuk mund të kuptojë sa një i rritur.

Vajza juaj mund të shfaq pakënaqësinë e saj në moment që ju e kritikoni dhe ndjehet e zhgënjyer, për mënyrën se si ju e keni trajtuar por, kjo gjë kalon me kohën. Nëse ju e kritikoni vajzën tuaj një moment dhe më pas e lavdëroni, për diçka tjetër të mirë që ajo ka bërë, atëherë këtu nuk ka asnjë problem. Por nëse ju e kritikoni gjatë gjithë kohës, atëherë do të rrisni një fëmijë pa vetëbesim dhe me ide negative për veten.
Unë ju këshilloj që të vendosni disa kufij për veten tuaj fillimisht për mënyrën se si e kritikoni vajzën tuaj. Gjithashtu, duhet të flisni edhe me edukatoren e saj për të arritur në një konsensus të përbashkët për të folur hera herës me vajzën tuaj për veprimet e pahijshme.
Një nga konceptet më të mira që km mësuar gjatë punës dhe eksperiencës time si nënë është që duhet të krijosh komunikimin më pas të drejtosh. Kjo do të thotë që duhet të krijoni një marrëdhënie të ngrohtë dhe të dashur me fëmijët, më pas t’i këshilloni dhe t’i udhëzoni se për sjelljet e duhura dhe të gabuara. Paç fat./The Washington Post/
Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë