Shumë njerëz gjejnë natyralisht kënaqësi në ushtrimet fizike, por edhe ata që nuk munden, mund ta bëjnë trurin e tyre që të dojë aktivitetin.
Kur ekspertët matën shkarkimet elektrike në tru, njerëzit që kishin tolerancë më të madhe për aktivitetin fizik ishin më të kënaqur, ndërsa ata që nuk ishin aq tolerantë, kishin një lloj konsumimi apo ndjesi negative, që para se ushtrimi të niste.
Lajmi i mirë se ti mund të mësosh veten që të pranojë më shumë lëvizje fizike që do të nxisë dëshirën për më shumë ushtrime dhe do nisësh t’i kërkosh më shpesh.
1. Përdorni elementë për t’i “dhënë” shije stërvitjes
Studimi thotë se për ta bërë stërvitjen më tërheqëse mund të përdorësh realitetin virtual, të dëgjosh muzikë apo podkaste. Ose madje të stërvitesh me një grup miqsh. Të rrëmosh pak në fëmijëri për të rigjetur aktivitetet e preferuara, mund t’ju ndihmojë gjithashtu, thotë një nga drejtuesit e studimit.
2. Sfido veten… mjaftueshëm
Aktiviteti duhet të jetë i fortë mjaftueshëm për të të dhënë ndjesinë e plotësimit dhe që të bën të dëshirosh ta përsërisësh. Sigurisht duhet të jetë brenda mundësive tua. Kur njerëzit merre me ushtrime jashtë kapacitetit, kanë prirje për të hequr dorë në të ardhmen.
Monitorimi i hapave dhe treguesve të shëndetit është një element që të shtyn më shumë drejt aktivitetit fizik.
3. Dërgoji mendjes një mesazh motivues
Njerëzit janë të krijuar për të depozituar energji dhe dhjam dhe ndonjëherë truri e ka të vështirë të pranojë aktivitetin fizik. Por p.sh duhet t’i rikujtosh trurit që kardio të bën mirë edhe për zemrën edhe për trurin, ky është një mesazh motivues. Tashmë ti je i lidhur me idenë se aktiviteti fizik ka benefite në shëndet.
Madje, mund ta nisësh që tani. /WomensHealth
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.