Si mund të shmanget karantina, duke respektuar rregullat? Liverpuli ka vendosur të “lërë pushim” portierin Alison Beker dhe mesfushorin Fabinjo për sfidën e kampionatit me Uatfordin. Dy brazilianët, të angazhuar me Kombëtaren, do ta udhëtojnë nga Brazili në Madrid, ku të martën “të kuqtë” do të ndeshen me Atletikon në Ligën e Kampionëve.
Nëse Alison dhe Fabinjo do të kheheshin në Angli, ata duhet t’i nënshtroheshin karantinës 10-ditore, duke ditur që Brazili është ende në listën e kuqe të vendeve me rrezik të lartë infektimi. Trajneri Klop ka thënë se gjithsesi dy brazilianët nuk do të luanin në ndeshjen me Uatfordin, pasi ishin të angazhuar me Brazilin ndaj Uruguajit.
The boss has confirmed that @Alissonbecker and @_fabinhotavares will miss #WATLIV tomorrow.
— Liverpool FC (@LFC) October 15, 2021
Liverpuli nuk është ekipi i vetëm që duhet të bëjë pa futbollistët që luajnë me kombëtaren e Brazilit. Mançester Siti kundër Bërnleit nuk do të ketë portierin Ederson Moraes dhe sulmuesin Gabriel Jesus, ndërsa Çelsi nuk do të ketë në dispozicion Tiago Silvën për transfertën me Brentfordin.
Pas ndërprerjes së kampionatit në shtator dhe asaj që ndodhi në ndeshjen Argjentinë-Brazil, 4 argjentinas udhëtuan nga Buenos Airesi në Kroaci, pasi nga vendet e Ballkanit mund të udhëtosh drejt Anglisë, nëse kanë kaluar 10 ditët e karantinës. Nëse do të ktheheshin direkt në Angli, ata duhej të izoloheshin 14 ditë në një hotel, pa pasur mundësi të stërviteshin, kurse në Kroaci po.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




