Analize

Si ra Macron në kurthin e Presidentit Trump?

Macron dhe Trump

Vizita shtetërore në Shtëpinë e Bardhë ishte një dëshmi më se e mjaftueshme se Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka gjetur një vend të veçantë në zemrën e homologut të tij amerikan Donald Trump.

Rivaliteti dërrmues i vitit të kaluar, është zëvendësuar me disa puthje të ngrohta në faqe, një pamje mjaft e pazakontë edhe për kronikat në televizionet amerikane.

Trump mund të mos jetë aspak popullor në Francë, por kjo nuk duket se ka pasur efekte negative gjatë vizitës së Macron në Shtëpinë e Bardhë.

Francezët pëlqejnë të shohin presidentin e tyre tek krekoset në skenën botërore, sidomos nëse krekosjet e tij thyejnë kompromisin mes fuqive globale.

Macron dhe Brigitte në Shtëpinë e Bardhe

Por ky takim mund të bejë që Macron të pendohet shumë shpejt, sidomos nëse afrimi i tij me Uashingtonin, krijon iluzionin se kreu francez po u kthen kurrizin aleatëve të tij në Evropë.

Presidenti francez do të kthehet në shtëpi duke pretenduar të paktën tre arritje. Së pari, duke demonstruar se Evropa po bëhet gjithnjë e më e ashpër ndaj tregtisë kineze. Së dyti, ai do të krekoset me faktin se ka bindur Trump të mos nxitohet në tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Arritja e tij e tretë ka të bëjë me Iranin. Detajet e kompromisit të arritur ditën e djeshme janë mbajtur sekret por Macron pretendon se ka tanimë, ka vend për një "marrëveshje të re", e cila mund të kënaqë edhe Shtetet e Bashkuara edhe Iranin.

Macron, Trump dhe zonjat e tyre 

Kjo mund të jetë e mjaftueshme për të kënaqur opinionin publik francez, por kryeqytetet e BE-së kanë më pak gjasa të binden.

Arritjet e Macron në Uashington nuk do ta ndihmojnë aspak në luftën e tij me Berlinin gjatë javëve të ardhshme.

Evropa priste që Presidenti francez duhej t'i jepte përparësi një serë proceseve shumëpalëshe që Presidenti amerikan ka shmangur prej kohësh. Ai as nuk u përpoq të “joshte” SHBA-në që të kthehej sërish në Marrëveshjen e Klimës.

Në sytë e Evropës, Macron nuk ka siguruar një angazhim të qartë për asgjë.

Të premten, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Trump ka një marrëdhënie aspak miqësore me Merkelin për shkak të dificcitit tregtar të Gjermanisë.

Nuk do të ishte befasi që gjatë kësaj vizite, Trump do të "testonte" papritur strategjinë e BE-së kundër praktikave tregtare kineze.

Sukseset e tjera të Macron ngrenë gjithashtu hije dyshimi në kontinentin evropian. Nuk është ende e qartë se si do ta presin vendet e tjera anëtare të BE-së marrëveshjen e "re" me Iranit dhe kërkesat shtesë që do të bëjë SHBA-ja. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Trump tha se do të mbante sekret detajet e kësaj marrëveshjeje, por e bëri të qartë se ishte konsultuar tashmë me Macron. Kjo do të sugjeronte se anëtarët e tjerë të BE-se nuk janë pyetur fare.

Përshtypja e përgjithshme që partnerët e BE-së do të marrin nga vizita shtetërore është se Franca ende e konsideron anëtarësimin e saj në BE dhe partneritetin e saj me Amerikën si dy leva të ndara që mund t'i përdorë për të mbrojtur interesat e veta kombëtare.

Vizita e Macron në Shtëpinë e Bardhë konfirmoi se Trump preferon të merret me Parisin në mënyrë bilaterale, por është e vështirë të imagjinohet se si do ta  përdorë Macron marrëdhënien e mirë me Trump për të rritur ambiciet e tij në BE.

Merkel dhe Macron

Gjatë bisedimeve të dyanshme në Berlin, javën e kaluar, Macron dhe Merkel deklaruan se ranë dakord mbi strategjinë e takimeve me Presidentin Trump, por asgjë më shumë se kaq.

Gjatë konferencës për shtyp, dy liderët e bënë të qartë së kishin pikëpamje të ndryshme rreth reformës së eurozonës, edhe pse u zotuan se për përpilimin e një plani të përbashkët për mbledhjen e Këshillit Evropian në qershor.

Fakti që Franca po “bën detyrat e shtëpisë”, duke hequr barrierat ekononime dhe ulur deficitin, i jep një avantazh të madh, por do të duhen të paktën dy vjet që reformat të japin përfitime.

Përkeqësimi i menjëhershëm i marrëdhënieeve SHBA-BE do t'i jepte Macronit më shumë fuqi negociuese brenda BE-së.

Sikur mos të mjaftonte kjo, një krizë që prek tregjet evropiane mund të detyrojë gjithashtu Berlinin që t'i lirojë Macronit “karrigen” në BE.

Me sa duket, dhe një here tjetër, Europa është duke pritur e “gjunjëzuar”  krizën e ardhshme./Politico/

How to purchase medicaments online at best prices


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë