Financial Times ka përgatitur një material në lidhje me ndikimin e lakrës së bardhë në shëndetin e ekonomisë së familjeve ruse. Sipas të dhëmave, rezulton se sa më shumë të rritet çmimi i këtij produkti, aq më shumë rritet numri i të varfërve në Rusi.
Më poshtë ju paraqesim trasnkriptin e videos së mësipërme:
Lakra e bardhë (fisnike) në Rusi, kutpohet si një ikonë kulturore përkrah Kishës Ortodokse dhe Çajkovskit. Perandoritë mund të ngrihen dhe bien. Siç vërejnë rusët ndër breza të tërë; revolucionet vijnë dhe shkojnë, por lakra e bardhë mbetet.
Sot gjithashtu, ajo është një tregues domethënës për ekonominë.
Çmimet e lakrës janë rritur me gati 80% vitin e kaluar, më e befasishmja në zinxhirin e rritjes së çmimeve që kanë bërë familjet ruse të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme të ardhurash për disa produkte ushqimorë, duke i bërë ato ta ndjejnë pak më vonë këtë rëndesë.
DMITRIY DOLGIN (ekonomist në ING Bank) : Disa produkte ndjejnë rritje të kërkesës nga kategoritë familjare me të ardhura më të ulëta në një kohë të tkurrjes financiare. Kështu që një situatë e tillë mund të pasqyrojë një rritje të varfërisë. Në përgjithësi, llojet e produkteve, të tilla si lakra, karrota, panxhari, patatja, janë ushqime që normalisht shohin rritje të kërkesës në momentet kur popullsia është në rënie.
HENRY FOY (gazetari): Kjo situatë u ka rënduar familjeve të pamundura që luftojnë me rritjen ekonomike afër zeros ; taksat më të larta dhe me të ardhurat reale të disponueshme në rënie, në rënie me rreth 12% që nga viti 2014. Kjo tablo e zymtë ka bërë që vlerësimet e besimit ndaj presidentit Vladimir Putin të bien nga rreth 70 në rreth 30% , më e ulta që nga viti 2006.
HENRY FOY: Kuadri i përgjithshën makroekonomik i Rusisë është i shëndetshëm me rezerva kombëtare rekord dhe një tepricë buxheti. Por qytetarët e nivelit mesatar po e ndiejnë shtrëngimin e ekonomisë. Numri i personave që jetojnë në varfëri u rrit në 21 milion këtë vit, dhe huamarrja e familjeve po rritet gjithashtu.
DMITRIY DOLGIN : Nuk ka rritje të madhe, dhe kjo është padyshim shqetësuese për të gjithë që nga investitorët tek popullata lokale dhe qeveria.
HENRY FOY: Me pak fjalë, gjithçka po ndjehet pak më e shtrenjtë, përfshirë lakrën fisnike. Pra arka e shtetit është në rritje, por me pak përfitime për rusët mesatarë që kanë më pak para dhe kosto më të larta. Por ndërsa besimi në regjimin 20-vjeçar të Presidentit Vladimir Putin vazhdon të ulet, shumë syresh thonë se herët a vonë, ekonomia do të marrë nxitjen që i nevojitet vërtet. Në fund të fundit, asnjëherë nuk është ide e mirë për të mbajtur rusët nga lakrat e tyre.
Burimi: Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.