Analize

Si po rrëshket Amerika Latine drejt diktaturës?

Pavarësisht se populli i Venezuelës që vdes urie dhe turma të mëdha refugjatësh po arratisen nga vendi, presidenti Nicolás Maduro fitoi një tjetër mandat gjashtë-vjeçar. Proçesi zgjedhor humbi qëllimin mes pjesëmarrjes së ulët të votuesve dhe abstenimit të opozitës, por Maduro mundi ata pak kundërshtarë që kishin mbetur me gati 70 përqind të votave. Rizgjedhja e tij, është një sinjal i fuqishëm se diktatura po “mbin” sërish në Amerikën Latine.

Demokracia në Amerikën Latine ka marrë një sërë goditjesh të njëpasnjëshme gjatë shekullit të kaluar. Çdo vend në rajon ka luajtur disa herë me zjarrin dhe ka hedhur poshtë në mënyrë periodike democracinë. Por me përjashtim të Kubës, vendet e tjera të Amerikës Latine iu rikthyen formës demokratike të qeverisjes. Disa vite më parë, disa ekspertë shprehën madje optimizmin se çrrënjosja e diktaturës në Amerikën Latine ishte më pranë se kurrë. Por fara e diktaturës duket se ishin mbjellë që në tranzicionin e fundit për në demokraci. Pothuajse të gjitha qeveritë aktuale të rajonit u themeluan nga regjimet autoritare që ishin në largim e sipër, të cilat manipuluan institucionet në mënyrë që do te favorizonin politikën dhe të kufizonin reagimin e shumicës së qytetarëve. Nga hulumtimet që janë realizuar, është zbuluar se që nga viti 1900, anëtarët më të lartë të ish regjimeve autoritare në Amerikën Latine janë rikthyer në zyrat politike ose kanë fituar pozicione të fuqishme ekonomike, pa u ndëshkuar për krimet e kryera në diktaturë.

Caracas

Në vitet 2000, shumë votues ishin të gatshëm të shpërfillnin të metat e demokracisë, pasi një bum investimesh përfshiu rajonin. Nga viti 2000 deri në vitin 2010, rreth 49 milionë njerëz në Amerikën Latine u ngjitën nga shtresa e varfër në klasën e mesme. Të ardhurat u rritën në mënyrë dramatike, edhe pse pabarazia në shumë vende mbeti po e njëjtë. Udhëheqësit e majtës arritën bumin e investimeve falë një strategjie që u bë e njohur si “vala rozë", duke shpenzuar lirshëm në programet sociale dhe projektet e infrastrukturës. Por strategjia mori fund në vitin 2015. Udhëheqësit u gjetën të papërgatitur dhe vala e investimeve u shua dalëngadalë. Gjatë viteve të bumit, ata nuk i kishin përdorur shpenzimet për të përmirësuar arsimin, për të diversifikuar ekonomitë që mbështetin investimin ose për të rritur konkurrencën ekonomike. Për më tepër, qeveritë u angazhuan në të gjitha llojet e marrëveshjeve të korruptuara. Shumë qytetarë të klasës së mesme në rajon filluan të zhyten përsëri në varfëri. Elitat ekonomike u zbehën nga korrupsionit endemik. Të ushqyer me një paaftësi për të përmirësuar vendin e tyre dhe në mes të një krize ekonomi dhe pabarazie të lartë sociale, qytetarët filluan t'u drejtohen forcave populiste që premtonin t'i merrnin në dorë situatën.

Zgjedhjet venezueliane ishin një shenjë dalluese e autoritarizmit në Amerikën Latine. Nga viti 1999 deri në vitin 2013, ish-presidenti Hugo Chavez shfrytezoi zhgënjimin popullor ndaj politikës së papërgjegjshme për të reformuar institucionet politike të Venezuelës në favor të tij, për të kontrolluar gjykatat dhe për të dominuar mbi kundërshtarët e tij për pothuajse një dekadë. Por pasardhësi i tij, Maduro, shfuqizoi edhe atë pak që kishte mbetur nga demokracia venezueliane. Pas rënies së çmimeve të naftës, Maduro humbi aksesin në “arkën thesarit” të Chavezit, i cila ishte përdorur për të financuar programe sociale popullore. Duke e ditur se fitorja elektorale do të ishte e pamundur pas vitesh të tëra udhëheqjeje të dobët, Maduro ka dërguar të kaluar forcat e sigurisë për të shtypur protestat popullore, ka burgosur kandidatët më të fortë të opozitës dhe ka “zhveshur nga pushteti” Asamblenë Kombëtare.

Hiperinflacioni ka ulur pagat, vendi po përballet me mungesë të theksuar të ushqimeve, sëmundjet e kurueshme po vrasin njerëzit dhe më shumë se 10 për qind e popullsisë është larguar. Sidoqoftë, Maduro është më i fortë se kurrë politikisht: Aleanca e tij me ushtrinë është e fuqishme, opozita është përçatë dhe ish-elitat janë dobësuar dhe shpronësuar.

Krerët e tjerë në rajon po marrin shënime pasi rrëshqitja e Venezuelës në diktaturë ka dalë jashtë kontrollit. Daniel Ortega në Nikaragua, ka forcuar mandatin e tij të parë duke “avulluar” opozitën dhe duke reformuar kushtetutën për të qëndruar në detyrë për një kohë të pacaktuar. Familja e tij ka blerë mediat më të mëdha të vendit, për të shuar pothuajse të gjithë zërat kundërshtarë, ndërkohë që forcat e  sigurisë vranë dhjetëra studentë në një protestë mbi sigurimet shoqërore muajin e kaluar.

Presidenti bolivian Evo Morales po merr gjithashtu disa leksione autoritare.  Në vitin 2016, ai humbi një referendum popullor që do ta lejonte atë të rikandidonte, por më pas duket se u “pushtoi” nga dëshira për pushtet dhe i bëri presion gjykatës kushtetuese që të vendoste në favor të tij. Argumenti i tij ishte se të drejtat e njeriut do të ishin në rrezik nëse ai nuk do të lejohej të udhëhiqte. Ndërkohë, diktatura është ende gjallë në Kubë. Për herë të parë në shumë dekada, pushteti u transferua muajin e kaluar jashtë familjes së Fidel Kastros. Megjithatë shefi i ri është i njëjtë me shefin e vjetër: një shërbëtor besnik i idealeve dhe partisë Komuniste.

Havana

Peruja dhe Brazili gjithashtu po “flirtojnë” me politikat anti-demokratike. Opozita e pabesë e Perusë shpëtoi presidentin nga fajësimi në dhjetor në shkëmbim të pakti djallëzor për lirimin e një ish-diktatori. Presidenti u rrëzua vetëm disa javë më vonë në një skandal korrupsioni të lidhur me konglomeratin brazilian “Obredecht”.  Ndërkohë Brazili fajësoi presidenten e tij në vitin 2016, në një lojë të errët për pushtet. Dhe muajin e kaluar, ​​Lula da Silva,  ish presidenti i urryer nga e djathta u dënua me burg. Lula ka futur politikën braziliane në skandalin më të madh të korrupsionit në historinë e vendit, i mbështetur nga gjiganti shtetëror “Petrobras”, “Obredecht” dhe një sërë firmash të tjera.

Çfarë mund të bëje më të fortë xhirimin e Amerikës Latine drejt diktaturës? Disa figura të shquara në Venezuelë janë duke bërë thirrje për një grusht shteti përpara se të jetë shumë vonë. Por nëse ka pasur diçka më të përhapur sesa diktatura në Amerikën Latine gjatë shekullit të kaluar, kanë qenë grushtet e shtetit dhe ndërhyrja e SHBA-së. Këto grushte rrallëherë kanë çuar në rezultate më demokratike. Barrierat e vërteta të demokracisë në Amerikën Latine janë themelet e dobëta dhe insitucionet e gjysmake të vetë demokracisë, të hartuara për të mbrojtur popullin nga regjimet autoritare. Ajo për të cilën Amerika Latine ka vërtetë nevojë janë demokratë të angazhuar që kërkojnë të rishkruajnë kontratat shoqërore, pa shkelur sundimin e ligjit. Por këta të fundit janë shkelur gjithnjë nga  sundimtarët si Maduro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë