Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka nisur punën për kalimin në Shtëpinë e Bardhë, duke hartuar një strategji për ndryshime të rëndësishme në politikën e brendshme dhe të jashtme edhe pse Presidenti Donald Trump nuk pranon se ka humbur zgjedhjet.
Një ditë pasi 77-vjeçari mori Pensilvaninë, duke e tejkaluar numrin e nevojshëm të votave në kolegjin elektoral, ekipi i tranzicionit të Biden mësohet se ka nisur nga puna për të përcaktuar se kush do të vendoset në pozicionet e larta në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë administratën.
Sondazhet e kryera gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit treguan se trajtimi i pandemisë nga ana e presidentit aktual, Donald Trump, është shqetësimi kryesor i shumë votuesve.
Biden sinjalizoi se planifikon të lëshojë disa urdhra ekzekutivë, që nuk kërkojnë miratim nga Kongresi, menjëherë pasi të inaugurohet, për përmbysur disa nga iniciativat e Trump, duke përfshirë vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës.
Fitorja e Biden të shtunën erdhi pas një jave të jashtëzakonshme në të cilën të dy kandatët dhe kombi në tërësi, pritën më ankth njoftimin e fituesve. Ekipi i Trump ka ngritur nisma ligjore për të kontestuar procesin e numërimit të votave në disa shtete, megjithëse ishte e paqartë nëse ndonjë prej tyre ishte e suksesshme dhe nëse do të ndryshonte në mënyrë domethënëse rezultatet e ndonjë shteti.
Këshilltarët e Z. Trump po mbledhin një ekip avokatësh t’u përqendruar në shtetet kryesore dhe kanë çuar gati 100 avokatë vetëm në Xhorxhia. Por ndërkohë që Trump po përgatitet për të kontestuar rezultatin, Biden po përgatitet për një tranzicion të shpejtë në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që të vërë nën kontroll pandeminë.
Biden e ka bërë të qartë se do ta kthejë frenimin e pandemisë së koronavirusit në përparësinë kryesore pas fitore. Duke njoftuar hapat e parë në planin e tij të tranzicionit, ekipi i tij tha se ndër vendimet e para të presidentit Biden është që të urdhërojë mbajtjen e detyrueshme të maskave. Sot, Biden pritet të emërojë një task forcë për koronavirusin me 12 anëtarë.

Bide po ashtu do t’i ribashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën, nga e cila SHBA u largua zyrtarisht të mërkurën. Por ashtu, ai do t’i japë fund ndalimit të udhëtimit për shtetas nga shtatë vende kryesisht myslimane dhe do të rivendosë një politikë të epokës së Obamës për dhënien e statusit të emigracionit për emigrantëve pa dokumenta që hynë në SHBA si fëmijë
Ai dhe zëvëndës presidentja e zgjedhur Kamala Harris ka hapur një faqe në internet për tranzicionin, duke thënë se ekipi do të përqendrohet gjithashtu në ekonomi, duke trajtuar racizmin dhe ndryshimin e klimës.
Rezultati i zgjedhjeve do të thotë që Trump bëhet presidenti i parë me një mandat që nga vitet 1990. Ndërkohë, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, një agjenci qeveritare e ngarkuar fillimin e procesit të tranzicionit, mësohet se nuk ka vendosur ende kontakte me ekipin e Biden.
Administratori i saj Emily Murphy, i cili u emërua nga Trump, nuk ka dhënë asnjë tregues se kur mund të ndodhë kjo. Deri atëherë, ekipi i tranzicionit të zotit Biden nuk mund të ketë qasje në fondet qeveritare ose të komunikojë me agjencitë federale që do të ketë staf.
Raportet e mediave sugjeruan se republikanët janë të ndarë në lidhje me mënyrën e reagimit ndaj fitores së demokratit Biden, me disa që refuzuan të pranonin publikisht rezultatin e votimit.
Udhëheqësi Republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha të dielën se pret që të gjitha rinumërimet dhe sfidat ligjore të përfundojnë, duke shtuar se vetëm atëherë, Amerika do të vendosë se kush fitoi garën.
Por ish-Presidenti Republikan George W Bush e përgëzoi Biden për fitoren e tij, duke thënë se populli amerikan mund të kishte besim se zgjedhjet kishin qenë të drejta dhe se rezultati i tyre ishte i qartë. Ai gjithashtu e përgëzoi Trump për fushatën e denjë dhe luftarake.

Cili është plani i Joe Biden për pandeminë?
Presidenti i zgjedhur po premton një ndryshim të madh në mënyrën se si Shtëpia e Bardhë po trajton pandeminë e koronavirusit pasi Trump minimizoi në mënyrë të përsëritur rrezikun e saj dhe i rezistoi masave të shëndetit publik duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe distancimit shoqëror. Zgjedhjet e SHBA u zhvilluan në hijen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 237,000 amerikanë.
Ekipi i Biden ka thënë se do të sigurohet që të gjithë amerikanët të kenë qasje në testime të rregullta dhe të sigurojë “udhëzime të qarta, të qëndrueshme, të bazuara në prova”. Task forca do të drejtohet nga ish-gjenerali kirurg Vivek Murthy dhe një ish-komisioner i Administratës së Barnave, David Kessler.
Biden gjithashtu planifikon t’i bëjë thirrje çdo amerikan që të mbajë kur është jashtë shtëpisë dhe dëshiron që guvernatorët e shtetit dhe autoritetet lokale ta bëjnë këtë vendim të detyrueshëm, Presidenti i zgjedhur është shfaqur rregullisht në publik me maskë ndërsa Trump kryesisht e ka shmangur mbajtjen e saj.
Presioni mbi Trumpin për të pranuar humbjen dhe për të njohur fitoren e Bidenit vazhdon, por nuk ka asnjë tregues se ai do të largohet nga Zyra Ovale pa nisur një betejë të fundit.
Senatori republikan, Mitt Romney, tha se Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërim, por parashikoi se këto përpjekje nuk do të ndryshojnë rezultatin përfundimtar.
“Kur themi se zgjedhjet janë korruptuar, vjedhur ose manipuluar, duhet të kemi parasysh se kjo, për fat të keq, është një retorikë që përdoret nga autoritarët në botë. Unë mendoj se e dekurajon besimin në procesin tonë demokratik”, tha Romney.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




