Në Limasol, në bregun jugor të Qipros, tabelat në sllavishten e vjetër duket se mbysin ato pak shkrime në gjuhën greke. Jahtet e mëdhenj rus mbushin çdo cep të portit të ndërtuar së fundmi, ndërkohë restorantet pranë radios “Russkaya Volna”, shërbejnë vazhdimisht vodka. Kjo është Moska e re e Mesdheut, njohur gjerësisht si një nga qendrat e financimeve ruse në det të hapur, e vendosur së fundmi në fokus të hetimeve ndërkombëtare. Qiproja ka mundësuar maskimin e fondeve të mëdha një mënyrë të sofistikuar, duke u kthyer kështu në “lavatriçen kryesore” të Rusisë për pastrimin e parave.
Gjithçka filloi pasi qeveria qipriote modernizoi programin e dhënies së pasaportave, në mënyrë që ishulli të rimëkëmbej nga kolapsi i sistemit bankar të 2013 dhe nga reçensioni që pllasoi rajonin. Tanimë të huajt mund të bëhen qytetarë qipriot për më pak se gjashtë muaj në këmbim të një investimi prej të paktën 2 milion eurosh.
Që atëherë, kombi ishullor ka lëshuar rreth 2,000 pasaporta, shifër e konfirmuar edhe nga Ministri i Financave, Harris Gjeorgjdi, në një intervistë të dhënë së fundmi. Sipas “PricewaterhouseCoopers” gjysma e këtyre pasaporta janë dhënë për qytetarë rusët.
Në një intervistë në kushte anonimiteti, një ish-ekzekutiv i telekomunikacioneve në Moskë rrëfen se sapo ka marrë pasaportën qipriote, duke zbuluar pak nga skema e pastrimit të parave në ishull. Hapi i parë ishte zhvendosja e pasurive të tij nga Rusia. Pastaj ai kishte filluar të kërkonte për një nenshtetësi të dytë, kishte shkuar në Maltë dhe disa vende të tjera por u vendos në Qipro sepse sipas tij, atje gjithkça ishte më e lehtë dhe më e shpejtë.
Gjithçka kishte shkuar bukuri. Në gusht, ai bleu dy vila në Limasol për 5 milion euro dhe në dhjetor, mori pasaportën qipriote. Edhe pse miliarderët kanë shumë mundësi zgjedhje për t’u pajisur me pasaporta dhe leje qëndrimi, nga Karaibet derin tek rivalët e BE-së si Malta, Qiproja është shumë më e shpejtë. Anëtarësimi ishullit në BE gjithashtu e bën pasaportën qipriote një biletë të artë, duke mundësuar udhëtimin në 147 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, pa marrë vizë paraprakisht.
Shitja e shtetësisë evropiane ka ngritur shqetësime në mesin e deputetëve të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se kombi i vogël mesdhetar po konsiderohet si dera e pasme për në Evropë. Një nga arsyet pse rusët pajisen me pasaporta është se nënshtetësia qipriote i ndihmon të shmangin sytë e uritur të qeverisë së tyre dhe të paguajnë taksa më të ulëta. Gjithashtu, marrja e nënshtetësisë mund ta bëjë më të lehtë lëvizjen e parave, sepse bankat i shohin ata si investitorë vendas dhe jo si të huajt të dyshimtë.
Ndikimi ka aq qenë i thellë, sa ka çuar në 4 miliardë euro investime të huaja vitin e kaluar, ekuivalent me gati një të katërtën e prodhimit ekonomik vjetor të ishullit.
“Arsyeja më e madhe pse biznesmenët rusë që i transferojnë paratë e tyre në Qipro ose vende të tjera në det është se kanë frikë se mos i humbasin- tha Svetlana Ledyaeva, profesoreshë në Universitetin ‘Aalto’ në Finlandë- Rusia është e paqëndrueshme politikisht dhe një rus mund të shkojë për të fjetur si miliarder, por mund të zgjohet në burg, pa asnjë kacidhe, pasi e gjithë pasuria e tij do të jetë konfiskuar brenda natës nga qeveria.”
Ndërkohë, rusi që mori pasaportën e tij pas blerjes së dy vilave, tanimë është duke transferuar kompaninë e tij holandeze në Qipro për të përfituar nga të mirat që erdhën bashkë me nënshtetësinë e tij të re: përjashtimi nga taksat për 17 vjet. Normalisht, kjo nuk do të kishte qenë e mjaftueshme për të mos paguar taksat në Rusi, pasi Presidenti Vladimir Putin filloi të tatonte edhe pasuritë në det të hapur. Por duke qenë se tani, ai pretendohet të paguajë taksat qeverisë qipriote, autoritetet lokale nuk kanë përse të raportojnë të ardhurat e investimeve të tij tëk Moska. Ministria qipriote e Financave e sheh programin e pasaportave dhe heqjet e taksave si një sukses që ka ndihmuar në daljen e Qipros nga recesioni trevjeçar. Numri i turistëve rusë është rritur 65 përqind duke ndihmuar hotelet, restorantet dhe duke çuar në rritjen e vlerës së pasurive të patundshme. Investimet ruse në Qipro në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar u rritën me më shumë se 50 për qind, sipas bankës qendrore të Rusisë.
Fshehja e parave ruse në Qipro është bërë një eskponent mjaf i rëndësishëm në skenën botërore, sepse ish-menaxheri i ekipit të Presidentit Trump, Paul Manafort, përdori llogaritë bankare qipriote për të marrë para nga manjati rus Oleg Deripaska.
Si Manafort ashtu dhe Deripaska kanë thënë se llogaritë janë hapur për transaksione të ligjshme biznesi.
FBI-ja “zbarkon” në Qipro
Në janar të 2018-ës gazeta britanike “The Guardian” raportoi se FBI-ja u kishte kërkuar zyrtarëve qipriotë informacione financiare rreth një banke që është përdorur nga pasanikët rusë, të cilit kishin lidhje të fuqishme politike me Moskën. FBME, e njohur, si Banka Federale e Lindjes së Mesme është akuzuar nga qeveria amerikane për pastrim parash dhe u mbyll gjatë vitit 2017.
Sipas raporteve, hetuesit e FBI-së iu shkuan në Bankën Qendrore të Qipros duke kërkuar informacion të detajuar rreth FBME-së. Banka Qendrore e Qipros, e cila në vitin 2014 e mori FBME-në nën administrim dhe kishte qasje të plotë në të dhënat e bankës, por nuk pranoi të komentonte raportet. FBME-ja ka mohuar me forcë akuzat, por hetuesit zbuluan se banka po mundësonte pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimin e organizuar, mashtrimin, evazionin e sanksioneve, tregtimin e armëve dhe korrupsionin politik.
Një raport i brendshëm i Bankës Qëndrore të Qipros zbuloi se FBME-ja kishte marrëdhënie bankare me disa rusë që konsideroheshin klientë të fuqishëm politik dhe se rreth gjysma e tyre ishin shtetas rusë, përfshirë Vladimir Smirnov, mik i afërt i Putinit.
SHBA-ja i ndaloi bankës të bënte biznes me SHBA-në ose të përdorte dollarë amerikanë dhe i pengoi bankat amerikane të hapnin ose të përdornin ndonjë llogari në emër të bankës qipriote, duke e çuar kështu drejt falimentimit.
Prokurori i Përgjithshëm amerian, Robert Mueller dhe ekipi i tij i hetuesve janë interesuar gjithashtu për të dhënat financiare të FBME-së, duke treguar edhe njëherë se SHBA-ja është vënë në alarm nga fondet e mëdha të parave të pista që qarkullojnë në Qipro.
Burimet: “Bloomberg”,”The Guardian”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.