Treg

Si mund të përdoren apartamentet stok – Një ide që vjen nga SHBA

Pronarët e pasurive të paluajtshme, dikur faqe të tilla si Airbnb ku mund të gjesh banesa me qira afatshkurtrër dhe të lira, i shikonin si kërcënim. Por tani, disa prej tyre po e përqafojnë këtë lloj biznesi.

Kompani të njohuara në botë kanë nisur të marrin me qira disa apartamente të mobiluara në të njëjtin kat pallati, apo edhe ndërtesa të tëra për kohë të gjatë. Më pas këto banesa i japin me qira për udhëtarët që vijnë në vend për disa ditë ose edhe për një natë.

Këta operatorë apartamentesh janë duke promovuar tek udhëtarët që preferojnë hapësirat e mëdha që një apartament është më i mirë dhe më i leverdisshëm sesa një dhomë hoteli standard, dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe shërbime ekstra se sa nga një qiradhënës amator.

Bob Faith, shefi ekzekutiv i Greystar, një kompanie zhvillimi pronash në SHBA thotë se “Ne mund të kishim vazhduar të fshinim kokën në rërë si struci dhe të thoshim: ende nuk po ndodh, nuk ia vlen “,” tha ai për popullaritetin në rritje të Airbnb dhe qirave të tjera afatshkurtra. “Ose me të vërtetë mund të përpiqemi të kuptojmë më thellë se çfarë e shtyn këtë aktivitet dhe si mund të jemi në gjendje t’i përgjigjemi kësaj nevoje.”

Charleston, S.C., – kompania që zotëron më shumë se 167,000 njësi me qira gjithashtu po planifikon të operojë për të dhënë apartamentet e veta me qira afatshkurtra.

Zhvilluesi RXR Realty po shndërron kate të të tëra në dy ndërtesat e zyrave të tij në Neë York City në suita hotelesh në partneritet me Airbnb. Është një model që RXR shpreson ta zgjerojë edhe për ndërtesat e tjera që zotëron.

Mirëpo kjo mënyrë ka edhe një shqetësim primar që mund të godasë stokun e banesave që janë në treg për tu dhënë me qira afatgjatë.

“Ka një tërheqje të madhe financiare për tu përfshirë në këtë model,” tha Khushbu Sikaria, nënkryetar i inovacionit dhe zhvillimit të produkteve në firmën e zhvillimit dhe administrimit të pasurive Bozzuto. Ajo shtoi se modeli apartament-hotel është veçanërisht tërheqës në zonat ku ka rritje në ndërtimin e apartamenteve të reja, të cilët kanë rritur konkurrencën për qiramarrësit tradicionalë.

Drejtori i Përgjithshëm i Zeusit, Kulveer Taggar tha se pronarët e pasurive të paluajtshme me të cilët punon, shpesh kërkojnë të diversifikojnë burimet e tyre të të ardhurave duke shfrytëzuar një pjesë të apartamenteve të ndërtesave që kanë në pronësi për përdorim afatshkurtër.

Konkurrenca për ndërtesa midis operatorëve me qira afatshkurtra nënkupton që pronarët e tokave shpesh mund të kalojnë nëpër një proces ofertash dhe të negociojnë kushte të favorshme të qirasë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë