Analize

Si po e përdor opozita referendumin në Maqedoni?

Në momentin që Maqedonia po hidhte hapa të vegjël e të kujdesshëm drejt hapjes së negociatave me BE-në, opozita e vendit vendosi t’i presë rrugën, duke bllokuar referendumin mbi ndryshimin e emrit; referendum i konsideruar si bileta e artë e Shkupit për në unionin europian. Partia kryesore e opozitës maqedonase, VMRO DPMNE, po përdor marrëveshjen historike me Greqinë, për t’i bërë presion qeverisë dhe për të vendosur me “shpatulla pas murit” Kryeministrin Zoran Zaev.

Pavarësisht bisedimeve maratonë, qeveria Zaev dhe opozita e Maqedonisë nuk kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e referenndumit, edhe pse VMRO DPMNE-ja ka rënë dakord të ndalojë bllokimin e emërimeve të anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në këmbim të një dispozite që garanton formimin e një qeverie teknike 100 ditë përpara votimit. Mosmarrëveshjet erdhën pasi opozita ka kërkuar amnisti për zyrtarët e vënë nën akuza, në këmbim të përkrahjes së referendumit.  Pas një takimi intennsiv midis drejtuesve të katër partive kryesore politike, Kryeministri Zaev ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se kreu i VMRO-së, Hristian Mickovski zgjodhi anën e gabuar të historisë duke kundërshtuar dakordimin për çështjen e referendumit. Ai tha se Hristijan Mickoski ka kërkuar amnisti për funksionarët dhe ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së, por bëri të qartë se kjo ishte një kërkesë e papranueshme. “Ne e pranuam kërkesën e VMRO DPMNE për ndryshime ligjore që do të lejonin krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme dhe referendumim- u tha gazetarëve kryeministri dhe kreu i Social Demokratëve- Por nuk do të pranojmë kërkesën për amnisti.”

Kreu i opozitës Hristijan Mickovski kërkoi drejtpërdrejtë një amnisti për ngjarjet e 27 prillit në një tubim partiak të mbajtur në qytetin e Strumicës të dielën. Foto: MIA

Opozita duket se kishte shkuar në mbledhje më një qëlllim të parapërcaktuar për të penguar mbajtjen e referendumit mbi marrëveshjen historike me Greqinë, e cila pritet do të heqë pengesat kryesore në rrugën euro-atllantik të vendit. Pavarësisht bisedimeve intensive, asnjë nga të dyja palët nuk ka rënë dakort mbi hollësitë kryesore të referendumit. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se ende nuk është vendosur data në të cilët do të mbahet votimi dhe mbi të gjitha forma se si do të shtrohët pyetja. Opozita ka kundërshtuar rreptësisht përfshirjen e anëtarësimit europian, në pyetjen për ndryshimin e emrit, duke paralajmëruar se mund t’u kërkojë mbështetësve të bojkotojnë referendumin.

Pjesëmarrja e opozitës është vendimtare për suksesin e votimin, pasi nëse mbështetësit e saj zgjedhin të mos votojnë, nurmi i pjesëmarrësve mund të mos arrijë deri në 50 përqind të qytetarëve. VMRO DPMNE ka thënë gjithashtu se do të bllokojë zgjedhjet derisa shumica në pushtet pajtohet që të miratojë një ligj të ri mbi financimin e partive. Ky qendrim duket se po vë në rrezik organizimin e referendumit, i cili është parë si bileta e Maqedonisë për në BE.

Bisedimet maratone mbi referenndumin

Çfarë kanë sinjalizuar partitë shqiptare?

Shumica e partive shqiptare duket se janë të hapura ndaj propozimit të Zaev për mbajtjen e referendumit në shtator. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se shqiptarët janë “pro” marrëveshjes me Greqinë dhe sipas tij, mbi 90 për qind e votuesve shqiptarë jo vetëm që do marrin pjesë në referendum, por do të ftojnë pjesën tjetër të qytetarëve të votojnë.

“Dallimet ekzistojnë dhe ne bëmë tërheqje dhe u dakorduam që pasi dy palët maqedonase duan që kjo çështje të kalojë në referendum atëherë edhe ne u pajtua. Por, referendumi mund edhe të keqpëdroret në aspektin numerik, nga ndikimet e jashtme. Për ne me rëndësi është që referendumi të jetë i suksesshëm”, theksoi Ahmeti në një intervistë televizive. Sipas marrëveshjes, të gjithë shtetasit do të evidentohen si maqedonas të Maqedonisë së Veriut, pra përfshirë këtu edhe shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike. “Problemi i kontestit të emrit me Greqinë nuk është problem i shqiptarëve. Ai është problem me komunitetin maqedonas. Pra, pjesë e kontestit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se me këtë marrëveshje gjërat janë definuar dhe kanë rënë në vendin e duhur. Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Ahmeti.

Partitë politike shqiptare deri më tani nuk e kanë kontestuar këtë marrëveshje,  por, opozita shqiptare ka paralajmëruar se pas referendumit, apo në fazën e ndryshimeve kushtetuese do të ngreje për diskutim çështjet etnike. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri shqiptar i vendit, Bujar Osmani konsideron se kundërshtimi i opozitës për marrëveshjen për emrin me Greqinë, e cila, siç thotë është marrëveshje për gjeneratat e ardhshme dhe jo e zgjedhjeve të ardhshme, do ta komplikojë gjendjen politike në vend. Ai i ka bërë thirrje opozitës, partive shqitare dhe partive të pakicave të tjera etnike të mendojnë për të ardhmen e vendit.

Ali Ahmeti

Loja e “pisët e opozitës”

Qeveria beson se opozita ka motive të forta për pengimin e referendumit. Zaev ka bërë të qartë se opozita është duke u përpjekur të negociojë për një amnisti për të gjithë ata që akuzohen për sulmin ndaj parlamentit më 27 prill të vitit 2017, i cili u udhëhoq nga anëtarët dhe simpatizantët e VMRO DPMNE. “Motivimi i vërtetë për bllokadën është amnistia për ngjarjet e 27 prillit, veçanërisht për ata që e organizuan”, u tha gazetarëve ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska. Kreu i opozitës Hristijan Mickovski kërkoi drejtpërdrejtë një amnisti për ngjarjet e  prillit në një tubim partiak të mbajtur në qytetin e Strumicës të dielën, duke insistuar që prokuroria ishte e motivuar politikisht.

Sulmet ndaj parlamentit filluann pasi një shumicë prej 67 deputetësh zgjodhi si kryetarshqiptarin Talat Xhaferi, duke shënuar kështu një hap i rëndësishëm drejt formimit të një qeverie të re të udhëhequr nga Social Demokratët dhe duke i dhënë fund 11 viteve në pushtet të VMRO DPMNE. Rreth 100 persona, duke përfshirë gazetarë, deputetë, si dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev, u plagosën. Pavarësisht pretendimeve të VMRO DPMNE-së se dhuna ishte spontane, Prokuroria e Krimit të Organizuar ngriti akuza për terrorizëm kundër 20 personave, duke përfshirë gjashtë deputetë të VMRO DPMNE, ish-Ministrin e Brendshëm Mitko Cavkov dhe disa punonjës të tjerë shtetërorë.

Sulmi ne parlamentin maqedonas

Por tanimë, opozita po përdor referendumin si armë për të çliruar nga akuzat zyrtarët e saj, pavarësisht se marrëveshja historike me Greqinë, mund të hapë rrugën drejt BE-së. Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin, duke u quajtur Republika e Maqedonisë Veriore, ndërsa Greqia do të heqë bllokadën ndaj anëtarësimit taj në BE dhe NATO. Por, për të zbatuar plotësisht marrëveshjen, maqedonasit duhet ta aprovojnë në referendumin, që qeveria e udhëhequr Zaev dëshiron të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Mosmarrëveshja për emrin ka zgjatur kaq shumë sepse i ka shërbyer Greqisë si një mjet për të mbajtur nën kontroll fqinjin e saj të vogël, por nëpërmjet vullnetit dhe respektit të ndërsjelltë, Tsipras dhe Zaev kanë vendosur të lënë pas krahëve plagët e vjetra dhe të përqendrohen tek e ardhmja europiane. A do të bëjë opozita të njëjtën gjë?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë