Ne rrjet

Si po e ndihmon Frontex Shqipërinë të ndalë fluksin e emigrantëve

Në shtigjet kodrinore që ndajnë shtetin shqiptar me Greqinë fqinje, endet prej dy muajsh përveç policisë kufitare shqiptare edhe një ekip i FRONTEX, i cili po e ndihmon vendin tontë të përballojë fluksin e madhe të emigrantëve që vijnë nga Greqia.

Dy muaj më parë Agjencia Kufitare Euripiane vendosi 50 oficerë me kamera nate dhe disa automjete në dy pikat e hyrjes kufitare ku kalojnë më së shumti emigrantët e paligjshëm në operacionin e saj të parë jashtë kufijve të unionit europian.

"Kemi parë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve që vijnë përtej kufirit grek. Po përballemi me këto shqetësime shumë çdo ditë," thotë Krzysztof Boroëski, një zëdhënës i Frontex për “Reuters”.

“Ekipet nga Gjermania, Republika Ceke, Letonia dhe Lituania ndihmuan në ndalimin e 200 emigrantëve që nga vendosja në 22 maj në kufijtë shqiptare, dhe që nga atëherë grupe prej 10, 20 dhe 30 emigrantësh kapen çdo ditë në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës”, shtoi Borowski.

Shumica e emigrantëve të kapur në kufi janë nga Iraku, Siria dhe Maroku. Maqedonia fqinje ishte rruga kryesore e përdorur nga më shumë se një milion emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia në vitet 2015-2016. Por tanimë ata po kalojnë nëpër Shqipëri për të kaluar në Mal të Zi ose Kosovë dhe për hyrë në BE.

Tanimë Frontex po përpiqet të sigurojë sigurinë në kufirin Shqipëri-Greqi,
42 vjeçari Jan Seibold dhe 31 vjeçari Christian Schonwalde, të dy policë nga Gjermania, dhe kolegu i tyre shqiptar Marenglen Metolli po bëjnë një javë që ruajnë kufirin pranë fshatit Trestenik.

“Emigrantet zbresin nga taksitë ose automjetet e tjera pranë kufirit në një autostradë dhe fshihen dhe flenë gjatë ditës në pyll për të kaluar kufirin natën ose herët në mëngjes”, tha Metolli.

Ekipi i tyre kishte ndaluar 12 emigrantë, përfshirë katër sirianë të moshës nga 17 deri në 49 vjeç, të cilët nuk kishin ngrënë asgjë për katër ditë.

"Njëri prej tyre kishte qenë në Gjermani për katër vjet, ku kishte punuar në një hotel dhe donte të kthehej," i tha Schonwalde.

Patrullimet e tyre kanë ndihmuar në uljen e numrit të emigrantëve të ndaluar në kufijtë shqiptare, duke çuar nga 565 persona nga 22 maj në 22 korrik i vitit të kaluar në 320 emigrantë për të njëjtën periudhë të këtij viti.

“Para se Frontex të fillonte operacionet e përbashkëta, ne ishin të prirur të kapnim më shumë emigrantë në zonat urbane, tani falë trupave të tyre që patrullojnë kufirin e gjelbër, emigrantët janë vendosur kryesisht në pjesën kufitare me Greqinë, "tha drejtori i policisë kufitare të Shqipërisë Eduart Merkaj për “Reuters”.

Më shumë se 2,000 emigrantë u kapën në territorin shqiptar në vitin 2015, por numri i tyre arriti në 6.893 emigrantë në vitin 2018. Shifrat për vitin 2019 mund të jenë pak më të larta këtë vit, pasi kampet greke për strehimin e emigrantëve janë më afër tani më afër kufirit shqiptar.

Pas kapjes në kufij, emigrantët dërgohen në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru por shumë pak prej tyre kërkojnë azil. Shumica zgjedhin të kthehen në Greqi, ndërsa të tjerët ikin dhe përpiqen të shkojnë në vendet e Evropës perëndimore.

Në qendër, disa anëtarë të një grupi të kapur nga policia shqiptare thanë se kishin lënë qytetin irakian të Duhok një vit e gjysmë më parë, nga ku kishin shkuar për në Turqi. Ata e kaluan pjesën më të madhe të kohës në Greqi para se të kapeshin nga policia shqiptare.

30 vjeçari Ali Sulejman tha që jeta e tij në Irak ishte "e çmendur" dhe ai kishte paguar 500 euro për të shkuar në Turqi. 1 500 euro të tjera i shpenzoi për të kaluar me anije nga Turqia për në Greqi.

Nga ana tjetër Ahmed Ahmed, 40 vjeç, thotë se udhëtonte me gruan e tij dhe shtatë fëmijë të moshës nga shtatë muajsh deri në 12 vjet. Të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

“Unë qëndrova në Greqi një vit e pesë muaj dhe dje erdha në Shqipëri. Unë dua të shkoj në Gjermani, Gjermania është shumë e mirë, motra ime jeton atje, " thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë