Ne rrjet

Si po e mban Gjermania nën kontroll Facebook-un?

Në fillim të këtij viti, Alice Weidel, bashkë-udhëheqësja e të djathtës ekstreme gjermane (AfD-së) dhe Beatrix von Storch, nënkryetarja e partisë, iu nënshtruan hetime për nxitjen e urrejtjes në Twitter . Dy polikanet sulmuan policinë e Këlnit sepse uruan Vitin e Ri në arabish.

 "Çfarë dreqin po ndodhe me këtë vend?", shkruante Von Storch në një sërë postimesh duke akuzuar policinë se mbështeste një turmë "barbare, që përdhunonin gratë gjermane dhe qëllonin me thikë këdo që u dilte para.

Postimet e saj u fshinë shpejt platforma e Twitter, së bashku me një sërë postimesh nga revista satirike “Titanic”. Ligji, i cili hyri në fuqi më 1 janar, urdhëron që kompanitë e mediave sociale të bllokojnë postimet “e paligjshme" në platformat e tyre brenda 24 orëve nga do të përballen me gjoba të rënda. Ligji gjerman ndalon, për shembull, nxitjen e urrejtjes, nxitjen e krimeve dhe përhapjen e simboleve që i përkasin grupeve jokushtetuese. Menjëherë pas lajmit për hetimin e postimeve, anëtarët e AfD-së u shfaqën në një video me disa pankarta që lexonin: Ky është thjesht sensi jonë i humorit! Që atëherë, Weidel dhe kolegët e saj në AfD kanë qenë ndër kritikët më të mëdhenj të ligjit, duke e cilësuar si censurë ilegale. Kjo nuk është e pazakontë në Gjermani, ku shumë përdorues të tjerë të Facebook dhe Twitter i janë fshirë gjithashtu postimet për shkak të rregullores dhe ku avokatët e fjalës së lirë shqetësohen për çdo fjalë që do përdorin. Edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili miratoi ligjin gjatë kohës së tij kur ishte ministër i drejtësisë, u përplas me rregulloren kur një postim i vjetër ku i quante “idiotë” të gjithë ata që kundërshtonin emigreacionin, doli sërish në dritë.

 "Jam larg nga të qënit një fans i së djathtës ekstreme, por shumë prej anëtarëve kanë frikë se postimet e tyre fshihen për shkak të besimeve të tyre, jo për shkak të asaj që thonë", tha Jeorg Heidrich, një ekspert gjerman i krimeve kibernetike. Ai tha se ligji nxit kompanitë e mediave sociale që të heqin çdo përmbajtje që duket sikur mund të jetë e paligjshme, edhe nëse bëhet fjalë thjesht për një kritikë.
“Ligji është në mendjet e njerëzve-tha ai- Në përgjithësi, ata janë më të kujdesshëm se çfarë të mendojnë, apo shkruajnë. Shumë kanë frikë të humbasin llogaritë e tyre. "

A mund ta rregullojë Gjermania Facebook-un?

Në rastin e AfD-së, megjithatë, përpjekja e Gjermanisë për të kontrolluar mënyrën e të shprehurit në internet, ka eleminuar një pjesë të mirë të gjuhës së urretjes që përdorej ne rrjetet sociale. Politikanët e AfD-së e kanë quajtur ligjin një kthim të censurës së epokës naziste në ditët e Republikës Demokratike Gjermane (DDR), duke e portretizuar partinë si viktimë e censurës.

 “Anëtarët e partisë kanë qenë të shpejtë për të vënë në pah pikat e dobëta të ligjit-tha Mirko Hohmann, një studiues i teknologjisë në Institutin Global të Politikave Publike në Berlin- Kur ata duan të jenë provokues, shkruajnë diçka kritike por jo të paligjshme, i bëjnë foto ekranit, e postojnë atë dhe presin të shohin nëse fshihet”.

Ligji e u jep mundësi kompanive si Facebook dhe Twitter të vendosin brenda 24 orëve nëse një post është ilegal dhe ta fshijnë, një vendim që zakonisht do të merrte javë në një gjykatë gjermane. Dhe pavarësisht se ankohet për censurë kundër saj, muajin e kaluar, Weidel fitoi një çështje gjyqësore kundër kompanisë, pasi i kërkoi platformës të fshinte një postin nga një komentues në Facebook qe e quante politikanen një “derr nazist" dhe e sulmonte në mënyrë të egër orientimin e saj seksual. Kur ajo njoftoi për herë të parë komentin ofendues ndaj Facebook në fund të janarit, kompania e bëri postin të padukshëm për përdoruesit gjermanë. Por Weidel, i cila ka një shtëpi në Zvicër, vërejti se postmi ishte ende i dukshëm për përdoruesit që ishin jashtë vendit. Ligji parashikon që kompanitë e mediave sociale të heqin postet e paligjshme që janë të dukshme për përdoruesit brenda Gjermanisë, por nuk konsideron se si mund të ndikojë kjo në qarkullimin e përmbajtjeve përtej kufijve.

Si rezultat i kërkesës së saj, Facebook duhet të sigurohet që individët në Gjermani nuk mund të përdorë një adresë IP-je false për të patur akses në përmbajtjet e paligjshme. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë do të ishte fshirja përfundimatre e posteve ofenduese. Martin Munz, një avokat që përfaqëson Facebook-in, deklaroi se duke detyruar kompaninë e mediave sociale për të hequr postimin, do të kërkonte zbatimin e ligjit gjerman në rendin ndërkombëtar, madje edhe në vende ku përmbajtja e postimeve do të ishte krejtësisht ligjore. “

“Sipas vendimeve, nëse Facebook nuk gjen një zgjidhje, postimi do të ishte i padukshëm edhe në vende të tjera, vetëm për shkak se është i paligjshëm në Gjermani. Facebook-u nuk është zot”, tha Munz.

Rasti i Weidel është i fundit në një varg incidentesh që nxjerrin në pah të metat e legjislacionit gjerman, si dhe problemet e mprehta që mund të shoqërojnë çdo përpjekje për të mbajtur nën kontroll platformat  e mediave sociale. Pavarësisht se provat tregojnë se bllokimi i postimeve po zhvillohet ashtu siç paralajmëroi Facebook, ligjvënësit po shqyrtojnë rishikimet që do t'u mundësonin përdoruesve të kontestojnë postimet e fshira gabimisht. Avokati i Weidel, Joachim Steinhöfel, është një kundërshtar i hapur i ligjit të rrjeteve sociale. Që nga gushti i vitit 2016, ai ka hapur një faqe interneti ku ai grumbullon postet që nuk shkelin ligjin gjerman por janë hequr nga platforma. Steinhöfel fitoi një tjetër rast kundër Facebook në prill, kur kundërshtoi fshirjen e një komenti mëse ligjor, për të cilin kompania tha se shkelte standardet e komunitetit.

Ndërkohë, askush nuk do të dijë saktësisht se sa efektiv ka qenë ligji për heqjen e përmbajtjeve të paligjshme deri në korrik, kur  kompanitë e mediave sociale do të paraqesin një raport që do të zbulojë se sa postime kanë hequr këtë vit. Ndërkohë në një raport të botuar të martën, Facebook tha se hoqi 2.5 milionë postime që përmbanin gjuhë urrejtjeje në mbarë botën në tremujorin e parë të 2018.

Kjo lë shumë hapësirë ​​për gabime. Një nga artistet më të njohura gjermane, që njihet me pseudonimin "Barbara", deklaroi se pesë nga postimet e saj u fshinë brenda dy javëve nga Facebook, duke sqaruar se fshirja kishte ndodhur gabimisht dhe se materialet ishin rikthyër sërish në rrjet.

“Arti nuk është i lirë në Facebook- Barbara- Unë bëj atë që dua dhe them atë që ndjej pa kufij, por jo në Facebook. Jam e sigurt se shumica e përdoruesve ndjehen si unë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë