Shendet

Si ndikon qyteti ku jetojmë në shëndetin dhe lumturinë tonë

Efekti i ndotjes urbane në sëmundjet e frymëmarrjes është një nxitje e madhe, për të pastruar ajrin e qyteteve tona. Një studim i kohëve të fundit, ka krahasuar ndotjen e ajrit të një qyteti me konsumimin e cigareve çdo ditë për rreth 29 vjet dhe janë e njëjta gjë për mushkëritë tona. Studimi monitoroi ekspozimin e 7000 njerëzve në SHBA dhe përgjithësisht, ata që jetonin në zonat urbane ishim më të ekspozuar ndaj ndotjes. Organizata Botërore e Shëndetit tani i quan nivelet e ndotjes urbane një emergjencë për shëndetin publik, sepse pjesa më e madhe e njerëzve, jetojnë në zona ku ndotja e ajrit është mbi normalen.

Mirëqenia mendore
Prevalenca e çrregullimeve psikiatrike është më e dukshme në mesin e njerëzve që jetojnë një zonat urbane. Sipas hulumtimeve të kryera përgjatë viteve të fundit, njerëzit në qytete vuajnë nga çrregullime të humorit dhe ankthi në një nivele të larta. Të dhënat kanë treguar se njerëzit që jetojnë në afërsi të detit, janë më pak të rrezikuar për sa i përket luhatjes së qëndrueshmërisë mendore.
Arsimi
Ndoshta një nga mënyrat më befasuese se si ndikon qyteti ku jetojmë në mirëqenien tonë, është ajo se është duke na bërë më pak të zgjuar. Studime të ndryshme kanë treguar se studentët që kryejnë provime duke jetuar në qytete të ndotura, kanë rezultate shumë të ulëta. Edhe ndryshimet e vogla në nivelet e ndotjes u konstatuan se ndikojnë në rezultatet arsimore. Kjo ka një efekt në rezultatet e mëvonshme në jetë. Një studim në Izrael zbuloi se nivele të larta të ndotjes së grimcave të imëta në ajër ditën e provimeve në shkollën e mesme, më pas kishin një efekt negativ në anën profesionale.

Pesha
Ndotja e ajrit ka qenë gjithashtu e lidhur me mbipeshën. Ndërsa studime konkrete nuk ka, shkencëtarë të ndryshëm kudo në botë mendojnë se ndotja ndryshon metabolizmin e trupit. Sipas tyre kjo mund të ndodh për shkak të inflamacionit në mushkëri që shkaktohen nga grimcat e ndotjes. Ndërsa, një studim i madh i kryer gjatë viteve të kaluara në Kanada, ku u monitoruan rreth 62,000 qytetarë, hormonet e lëshuara nga ndotja mund të zvogëlojnë efektivitetin e insulinës, duke rritur nivelin e sheqerit në gjak. Në këtë rast u tregua se, rreziku i zhvillimit të diabetit u rrit me 11%, për çdo 10 mikrogramë të grimcave të imëta për metër kub ajër.

Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar qytetet ku jetojmë?
Një sasi e vogël e hapësirës së gjelbër mund të sjellë një ndryshim të madh, veçanërisht për njerëzit që kanë të ardhura të ulëta ekonomike. Realizimi i parqeve dhe kopshteve botanike mund të përmirësoje mirëqenien psikologjike të njerëzve. Për shembull, në Pekin, një hapësirë e gjelbër e quajtur “kulla pa ndotje” rreth 7 metra e lartë pretendohet se mund të pastrojnë ajrin në një zonë me madhësinë e një fushe futbolli. Strukturat i ngjan një blete gjigante. Një tjetër mënyrë është edhe ndërgjegjësimi i njerëzve, duke nisur nga pastrimi i oborrit të shtëpisë, rrugëve, plazheve dhe ambienteve të tjera. Gjithashtu, edhe lëvizja me mjete transporti që nuk ndotin mjedisin, si biçikleta, do të ishte shumë e favorshme./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë