Shendet

Si ndikojnë operacionet paraprake në shëndetin e të prekurve nga sëmundjet e zemrës?

Pacientët e diagnostikuar me një sëmundje të zakonshme por vdekjeprurëse të zemrës duhet të bëjnë një operacion sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse janë të shëndetshëm, sipas një studimi të fundit.
Konferenca e Sesioneve Shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës të dielën tregoi rezultate se jeta e njerëzve me stenozë të aortës, mund të zgjatet nëse ata bëjnë një operacion në zemër brenda disa muajsh nga diagnoza. Operacioni për zëvendësimin e një valvule të dëmtuar të aortës – hapja e enëve kryesore të gjakut në zemër – zakonisht kryhet vetëm kur pacienti është në gjendje kritike. Por mjekët treguan se pacientët pa simptoma, të cilët iu nënshtruan operacionit menjëherë pas diagnozës, kishin dy herë më shumë gjasa të shmangnin sulmet në zemër dhe goditjet në tru vite më vonë, krahasuar me ata që nuk kishin. Aktualisht, kur vërehen shenjat e para të dëmtimit të valvulave, zakonisht nëpërmjet një skanimi rutinë të zemrës, pacientët presin radhe në sistem dhe trajtohen vetëm kur fillojnë të vuajnë simptoma të tilla si dhimbje gjoksi, marrje fryme dhe marramendje.
Stenoza e aortës ndodh kur hapja e valvulës kryesore, kalon gjak të oksigjenuar në zemër dhe pjesën tjetër të trupit, ngushtohet, duke zvogëluar rrjedhën e gjakut. Sëmundja zakonisht shkaktohet nga një grumbullim i kalciumit – një mineral në gjak – në valvul. Kjo rritet natyrshëm me moshën, por pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti mund ta përshpejtojnë atë. Zemra pastaj duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun rreth trupit, i cili nga ana tjetër merr më pak gjak të oksigjenuar. Shpesh shenjat e para të dëmtimit të valvulës së aortës kalojnë pa u vënë re. Të sëmurët zakonisht jetojnë të paprekur për disa vite përpara se të fillojnë simptomat dhe ata kërkojnë ndihmë për trajtim. Por në këtë kohë është shpesh tepër vonë dhe shumica ndërrojnë jetë.
Me fillimin e simptomave, vetëm 50 për qind e pacientëve mbijetojnë më shumë se dy vjet pa e zëvendësuar valvulën nëpërmjet operacionit në zemër. Por me pacientët tashmë të sëmurë, procedura ndonjëherë konsiderohet shumë e rrezikshme dhe zakonisht kryhet vetëm kur individët janë në rrezik. Hulumtimi i ri tregon se të vepruarit në mënyrë parandaluese mund të jetë një opsion shumë më i sigurt.
Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Beogradit në Serbi rekrutuan 157 të rritur në shtatë vende me stenozë aortale pa simptoma. Gjysma iu nënshtrua një operacioni të hershëm, ndërsa gjysma tjetër u monitorua nga mjekët. Pas dy vitesh e gjysmë, në grupin e pjesëmarrëssve që i ishin nënshtruar një operacioni të hershëm gjysma e tyre kishtë përjetuar goditje në zemër, goditje në tru, shtrime të paplanifikuara në spital dhe vdekjeve ndryshe nga grupi i pa trajtuar.

Marko Banoviç, kardiolog dhe hetues kryesor i provës, tha se ndërsa rreziku i menjëhershëm i vdekjes për pacientët asimptomatikë ishte i ulët, dëmi i shkaktuar nga stenoza e aortës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës më vonë në jetë.
“Pa trajtim, këto dëmtime mund të përparojnë dhe të bëhen të pakthyeshme në kohën kur bëhet operacioni i zëvendësimit të valvulave,” tha ai.
Gjatë procedurës tre-orëshe, kirurgët bëjnë një prerje në gjoks për të hyrë në zemër. Më pas ndalohet dhe pacienti lidhet me një makinë që kryen funksionin e zemrës dhe mushkërive.
Valvula e aortës e sëmurë hiqet dhe zëvendësohet me një të re, zakonisht prej metali, organet më pas vihen në jetë dhe pacienti monitorohet për disa ditë.
Kulvinder Lall, një kirurg i zemrës në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në Londër, beson se operacioni i hershëm është një ide e mirë.
“Me kalimin e kohës, stenoza mund të shkaktojë dëmtime të qëndrueshme në zemër, sepse ajo duhet të punojë më shumë. Edhe pas një zëvendësimi, pacientët ende mund të hasin komplikime të rrezikshme të zemrës,” shton ai.
Valvulat zëvendësuese në kohë të hershme zakonisht nuk kanë nevojë të zëvendësohen, që do të thotë se shumica e pacientëve nuk do të shohin përkeqësimin e gjendjes së tyre pas operacionit.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë