Shendet

Si ndikojnë ndryshimet klimaterike në shëndetin mendor dhe a janë të ndërgjegjësuar shqiptarët?

Kriza klimatike po ndikon negativisht në shëndetin mendor pasi ngjarjet ekstreme të motit shkaktojnë trauma dhe kushtet e jetesës përkeqësohen, thuhet në një raport historik të Kombeve të Bashkuara. Ky ndikim do të përkeqësohet nën ngrohjen e mëtejshme globale, me fëmijët dhe adoleshentët veçanërisht të prekshëm ndaj ankthit dhe stresit ndërsa bota bëhet më e ngrohtë, paralajmëruan ekspertët ndërkombëtarë. Por si ndikojnë ndryshimet klimaterike, në shëndetin tonë mendor?

Psikologja Mariglena Muçi shpjegoi për Gazetasi.al se ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin tonë mendor në dy mënyra; në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejpërdrejtë.  Sipas Muçit, mënyra e parë lidhet me ekspozimin e drejpërdrejtë ndaj pasojave të këtyre ndryshimeve klimatike si: përmbytjet, uraganet, temperatura shumë të larta, ndryshimet stinore etj.
"Këto ndryshime në i përjetojmë drejpërdrejt, përshembull në verë ka pasur temperatura shumë të larta, ndryshe nga çfarë kemi provuar vite më parë. Gati 25-50 % e njerëzve të ekspozuar ndaj një fatkeqesie natyrore të shkaktuara nga këto ndryshme klimatike, sjell efekte negative në shëndetin mendor. Madje edhe ankthi se si do jetë e ardhmja shkaton efekte negative në shëndetin mendor", shpjegon psikologja.

Psikologja Mariglena Muçi.

Raporti i Kombeve të Bashkuara përcakton se sfidat e shëndetit mendor, duke përfshirë ankthin dhe stresin, pritet të rriten nën ngrohjen e mëtejshme globale në të gjitha rajonet e vlerësuara, veçanërisht për fëmijët, adoleshentët, të moshuarit dhe ata me kushte themelore shëndetësore.

Muçi shton se janë gjetur korrelacione ndaj ekspozimit të cilesisë së dobët të ajrit dhe rritjes së rrezikut për të përjetuar ankth, depresion deri në çrregullime personaliteti.
"Njerezit, po përjetojnë atë që ndryshe quhet si " eko- ankth", që iu referohet gjithë informacioneve më sipër. Këtë situatë jemi duke e përjetuar edhe në Shqiperi, që me tërmetin, me përmbytjet e vazhdueshme në disa zona të Shqipërisë. Po kështu me temperatura shumë të larta në verë, me ndryshimet në temperatura gjatë stineve etj, të cilat ndikojnë drejpërdrejt mbi shëndetin tonë mendor",shpjegon psikologja e cila  shton se ndikohemi edhe nga ato çfarë dëgjojmë apo lexojmë çdo ditë që kanë ngritur " alarmin" për ngrohjen globale, shkrirjen e ajkullnajave etj.

Por pyetja që shtrohet është a janë të ndërgjegjësuar shqiptarët?

"Unë do të thoja që janë më shumë të frikësuar se sa të ndërgjegjësuar. Përballja me këto ngjarje apo lajme ka sjelle tek ata ndjenja të frikës, të ankthit se çfarë po ndodh, ku do shkojmë, si do e përballojme etj. Mjafton të përmendin ngjarjet e termetit dhe e dimë shumë mirë në çfarë gjendje psikologjike ishin të gjithë njerëzit", thotë Muçi.
Sipas saj në Shqiperi nuk është bërë ende një studim i mirëfilltë ndërmjet këtij korrelacioni, por statistikat në botë tregojnë haptazi, që duhet të fillojë ndërgjegjësimi në masë.

Foto ilustruese që tregon thatësirën.

Psikologja shton se është e rëndësishme që të ndiqen këshilla si më poshtë:

1. Është mirë të flisni dhe t'i shprehni hapur ato që ndjeni dhe mendoni. Flisni me familjarët, të afërmit, miqtë rreth gjendjes që ju perjetoni. Të folurit të ndihmon të shmangësh izolimin. Edhe nëse fëmijët dëgjojnë këto lajme, lejojini të dëgjojnë dhe t'u bëjmë pyetje. Flisni me ata në mënyrë të sinqertë, por edhe duke iu dhënë shpresë për mirë, për ndryshimet që po ndodhin. Edhe në shkolla është mirë të flitet me femijët, ku jo vetem të marrin informacione se  çfarë janë, në lëndën e gjeografisë ose biologjisë, por të sensibilizohen sesi t'i shmangim.
2. Së dyti bëni një plan sigurie, ky sindomos ësh i nevojshëm ata që jetojnë në zona më të rrezikuara. Mund të përgatiteni sesi të jeni të gatshëm të levisni(duke bërë çantat gati), nës3 jetoni në një zonë që bien zjarre.
3. Përfshihuni në komunitetin tuaj që nënkupton përfshirjen në grupe ose organizata lokale për forcimin e infrastrukturës, bashkëpunimit dhe solidarizimit me njeri- tjetrin. Avokimi politik për tërheqjen e vemendjes ndaj këtyre ndryshimeve është i rëndësishem. Sot, këtë mund ta beni edhe nëpërmjet rrjeteve sociale në përfshirjen e grupeve apo ogranizatave të ndryshme.
4. Mësoni nxitësit që ju shkaktojnë shqetesime. Ato janë të zakonshme, por e rëndesishme është të zbuloni se kush ua nxit më tepër për shembull, shikimi i fotove të shtëpive  të shkatërruara, njerëzve të pastrehë se u janë dëmtuar banesat etj. Nese janë këto imazhe nxitës, mundohuni ti shmangni sa më shumë.
5. Mundohuni të bëni pushime, shëtitjë në natyrë, sepse ju ndihmon të relaksoheni dhe të reduëtoni stresin e ankthin.
6. Kërkon kujdes shëndetësor ose psikologjik nese keni nevojë. Nëse shikoni që gjendja juaj është e rënduar, kërkoni ndihmë. Specialistet e fushës mund t' iu ndihmojnë të kaloni këto situata dhe të përmirësoni gjendjen tuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë