Shendet

Si ndikojnë ndryshimet klimaterike në marrëdhëniet seksuale

Termi “ndryshim klimatik” është bërë pjesë e fjalorit të zakonshëm dhe ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e këtij fenomeni të pandalshëm si zhdukja e specieve bimore dhe shtazore, dukuri ekstreme të motit, përhapja e sëmundjeve, më shumë migrim, përçarje politike dhe dëme ekonomike.
Por ekziston gjithashtu një lidhje midis ndryshimit të klimës dhe marrëdhënieve seksuale që IPCC (Komiteti Shkencor i OKB-së për Klimën) nuk e përmend kurrë në raportet e tij.

Kjo ndodh pasi studimet hasin vështirësi për sa i përket privatësisë apo mbledhjes së të dhënave të besueshme.
Megjithatë seksi nuk ka të bëjë ekskluzivisht me sferën subjektive, sepse, siç shkruante Edoardo Albinati në librin “Shkolla Katolike”.
“Marrëdhëniet erotike midis partnerëve janë ato që shkaktojnë lëvizjen e jetës individuale si dhe ajo kolektive, arsyeja pse luftohen dhe pajtohen, themeli i inteligjencës, shkaku dhe fundi i çdo sipërmarrjeje, çelësi për të zhbllokuar misteret dhe kuptimi i fshehur i çdo të dhënë”.

Stefano Caserini, një inxhinier mjedisi, donte të kapërcente modestinë duke botuar një libër (“Sex and the Climate”) i cili eksploron marrëdhënien midis ngrohjes globale dhe aktivitetit seksual. Puna për librin zgjati rreth dhjetë vjet, ku eksperti u mor me proceset e largimit të dyoksidit të karbonit nga atmosfera, mblodhi materiale nga burimet më të ndryshme: revista shkencore të mjekësisë, psikologjisë, seksologjisë, psikologjisë madje edhe këngë për të shpjeguar një lidhje të mundshme.
Libri zbulon lidhje midis seksit dhe ndryshimit të klimës. Caserini ndalet me shumë detaje në lidhjet e mundshme midis niveleve të larta të CO2 dhe marrëdhënieve seksuale të cilat ndikojnë në ndotjen e mjedisit. Nuk mungojnë njohuritë për mobilizimin e lëvizjeve eko-seks kundër uljes së dyoksidit të karbonit.
Ndaj, mendimi i Albinatit ka një qasje jashtëzakonisht aktuale, sipas të cilit marrëdhëniet seksuale ri-formësojnë shoqërinë, duke ri-pozicionuar të gjitha vlerat, duke riformuluar raportet njerëzore dhe mjedisore.

Kriza klimatike i ka shtyrë njerëzit të ndiejnë atë që disa e quajnë ” eko-ankth “, ose ankth mbi shkatërrimin e mjedisit dhe të gjitha mënyrat se si aktivitetet e përditshme të njerëzve kontribuojnë në të, gjithashtu dhe me anë të marrëdhënieve seksuale. Sipas ekspertëve eko-ankthi mund të ndikojë gjithashtu në marrëdhënien mes jush dhe partnerit tuaj.
“Nëse njëri prej jush është më i investuar për të ndërmarrë veprime kundër ndryshimeve klimatike (duke mos dashur që të përdori prezervativë jo ekologjikë) dhe tjetri jo aq shumë, atëherë kjo mund të shkaktojë krisje të marrëdhënieve brenda marrëdhënies”, shtojnë ata.

Burimi: Il Gionale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë