Sipas një studimi të fundit, kur një person kollitet jashtë, era që fryn në të njëjtin drejtim mund të bëjë që grimcat e koronavirusit të përhapen më shpejt në distanca më të gjata sesa në një mot të qëndrueshëm.
Hetimet e kryera nga studiuesit nga Instituti Indian i Teknologjisë Bombay treguan se edhe një erë e lehtë prej rreth 5 milje për orë, mund të rrisë përhapjen e grimcave. Ky studim tregon se kjo nxit edhe distancën sociale me 3-6 metra largësi.
Amit Agrawal, bashkëautor i raportit tha se gjetjet janë domethënëse dhe tregon se ka një rrisk më të lartë të përhapjes së infeksionit.
“Bazuar në rezultatet, ne rekomandojmë mbajtjen e maskave jashtë, veçanërisht në mot të keq.”
Ndërsa varianti delta vazhdon të përhapet, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rekomanduar që edhe të vaksinuarit të mbajnë maska në ambiente të mbyllura për të parandaluar ekspozimin dhe transmetimin e virusit.
Udhëzime të tjera, të tilla si mbulimi i fytyrës me bërryl kur kolliteni, distanca sociale dhe higjiena e duarve ende duhet të ndiqen për të zvogëluar transmetimin e infeksionit.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje