Ekonomi

Si ndikoi Covid-19 në punësimin e grave në Shqipëri

Nga Blerina Goce – Alma është një grua në të 40-at. Ajo është e divorcuar dhe jeton në shtëpi me qira në Tiranë, vetëm me vajzën e saj 16-vjeçare.

Prej disa muajsh, pas pandemisë COVID-19, i vetmi burim jetese për të janë ushqimet, që prindërit e saj, të cilët jetojnë në fshat i sjellin rregullisht dhe ndihma e paktë financiare e së motrës, që jeton në Itali.

Më parë ajo punonte në të zezë si kamariere, me një rrogë prej 20000 lekësh në një restorant, por në muajin prill e hoqën nga puna, për shkak të krizës së shkaktuar.

Edhe Merita është një grua, e cila gjatë periudhës së pandemisë humbi punën e saj. Ajo punonte në një rrobaqepësi në një qytezë të vogël në juglindje të vendit, me një rrogë prej 25000 lekësh.

Pavarësisht se një punë e vështirë dhe me rrogë shumë të ulët, për të, puna në rrobaqepësi ka qenë një shans i rrallë për të pasur një pagë të qëndrueshme.

Shumë nga shoqet e saj i janë rikthyer punës në rrobaqepësi, ndërkohë që të tjera vazhdojnë të presin “rikthimin në normalitet”, për të shkuar sërish në punë.

Në juglindje të vendit, në qytezën e Bilishtit ekzistojnë të paktën katër rrobaqepësi, në më të madhen prej të cilave janë të punësuara rreth 500 gra.

Puna dhe prodhimi i tyre ka rënë ndjeshëm, gjë që reflektohet në uljen e orëve të punës dhe në pagesën më të vogël, që u bëhet grave të punësuara, por edhe në shkurtimin e vendeve të punës në tre rrobaqepësi, kryesisht për gratë më të vjetra në moshë.

Megjithatë, kriza nga COVID-19 duket se ka sjellë edhe një “të mirë” për banorët e zonës: hapjen e një fabrike për konservimin e ullinjve, e cila administrohet nga një grek dhe një shqiptar.

Për shkak edhe të krizës që ka goditur edhe Greqinë, Shqipëria është parë si zgjidhja më e mirë dhe më ekonomike për ngritjen e një biznesi të tillë, pasi, siç pohojnë gra të punësuara në këtë fabrikë, qiraja në vendin tonë është më e ulët, ashtu si dhe forca punëtore.

Çelja e kësaj fabrike ka krijuar mundësi punësimi për gratë pa shkollë apo me arsim të ulët të zonës, të cilët paguhen me një rrogë mesatare 25000-30000 lekë në muaj.

Ashtu si këto gra, edhe shumë gra të tjera, në qytete të ndryshme të vendit, një pjesë e mirë e të cilave në zonat rurale, punonin apo vazhdojnë të punojnë në punë me paga të ulëta apo në punë informale, prej të cilave me zor sigurojnë bukën e gojës.

Sektori i fasonerisë ka qenë një ndër sektorët, ku ka pasur shpërthime të rasteve të infeksioneve të COVID, megjithatë, ngjan se ky sektor vijon të jetë aktiv falë punës së grave dhe e ka marrë veten pas disa muajsh “pushim”.

Përfaqësues të shoqatës së fasonëve pohojnë se gratë janë forcë dominante e krahut të punës në këtë sektor. Ata shpjegojnë se ka rënie të prodhimit, për shkak edhe të rënies së porosive në treg dhe kërkesave nga jashtë, por prodhimi tashmë ka filluar të orientohet brenda vendit ose të diversifikohet, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Bardhi Sejdarasi, drejtor ekzekutiv i ProEksport Albania, pohon se rëniet për këtë sektor llogariten 30-40 për qind të xhiros totale.

“Por nga fundit i majit ka filluar ringritja dhe ka pasur kërkesa të reja në kompani, ndërsa gratë e larguara nga puna përgjatë tre muajve i janë rikthyer punës”, shprehet ai.

Ndërsa ndalet në sektorë të tillë, si rrobaqepësitë apo fabrikat e prodhimit të këpucëve, ai pohon se kompanitë vazhdojnë të punojnë nga 10 në 70 për qind të kapacitetit dhe janë orientuar te produktet vendase ose kanë diversifikuar prodhimin. Kështu, nëse dikur prodhohej në masë për marka të modës, Gjermania apo Franca, tashmë kërkojnë veshje spitalore njëpërdorimshe apo maska dhe këpucë për spitale. Dhe kjo punë bëhet thuajse totalisht nga gratë.

“Mbi 98 për qind e forcës së punës në këtë sektor janë gra. Bëhet fjalë për rreth 720 ndërmarrje. Ndërsa 90 për qind e tyre drejtohen apo kanë administratore gratë”, vijon dSejdarasi.

Ndikimi socio-ekonomik te gratë në raport me burrat

Rasti i parë i infektimit me COVID-19 në Shqipëri u regjistrua në 9 mars të këtij viti. Në 12 mars, Qeveria e Shqipërisë prezantoi masat e para kufizuese për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Pas dy javësh, më 24 mars, u shpall gjendja e jashtëzakonshme për 30 ditë dhe më vonë u zgjat për të qëndruar në fuqi deri në 23 qershor.

Sipas të dhënave të një sondazhi të realizuar nga UN Women në Shqipëri, gratë janë ndikuar së shumti dhe më tepër se burrat kur bëhet fjalë për sektorin socio-ekonomik.

Për të matur ndikimin socio-ekonomik të COVID-19 mbi gratë dhe burrat, UN Women Albania në partneriteti me IDRA Research & Consulting zhvilloi një Anketë të Vlerësimit të Shpejtë të Gjinisë, një sondazh për familjet në të gjithë vendin nga 17 deri më 26 prill 2020.

Masat e izolimit për shkak të COVID-19 e kanë rritur ndjeshëm barrën e punës së papaguar në familje si për burrat, ashtu edhe për gratë.

Megjithatë, vlerësimi konfirmon se gratë kanë marrë përsipër më shumë punë shtëpie dhe përkujdesi për familjen, si dhe një në dy gra raportojnë se kanë kryer të paktën dy veprimtari të punës së papaguar në shtëpi. 46% e grave dhe 67% e burrave raportuan se merrnin më shumë ndihmë nga partneri/partnerja, çka vërteton shpërndarjen e pabarabartë të punës së papaguar.

“Pavarësisht nga statusi i punësimit, gratë janë më të ekspozuara ndaj sfidave të papritura që lidhen me uljen e orëve të punës dhe humbjen e mundshme të të ardhurave. Barra e kujdesit shtëpiak dhe përgjegjësive është rritur gjatë periudhës së pandemisë dhe nuk është ndarë në mënyrë të barabartë me burrat”, shprehet për gazetën “Si”, Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri.

Sipas tij, “Kriza e COVID-19 konfirmon nevojën për shpërndarje më të drejtë të punës së papaguar në familje midis nënave dhe baballarëve, të mbështetur nga shërbime të kujdesit për fëmijët, që janë të arritshme për të gjithë”.

Nga ana tjetër, mbyllja e bizneseve jothelbësore pati një ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendet e punës. Pothuajse 15% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendin e punës. U duk se burrave iu kanosej një rrezik më i lartë papunësie (17%) krahasuar me gratë (12%), kjo pjesërisht si pasojë e faktit që shumë prej tyre punojnë në sektorë të prekur ndjeshëm nga karantina.

Përpos kësaj, rezultatet nënvizojnë një ndikim shpërpjesëtimor mbi orët e punës së grave të punësuara. Pavarësisht statusit të punësimit, gratë janë më të ekspozuara ndaj reduktimit të orëve të punës dhe mundësisë së pakësimit apo humbjes së të ardhurave.

Orët e punës janë reduktuar më tepër tek gratë e vetëpunësuara të grupmoshës 45-54 vjeç (66.7%). Thuajse një në dy (46%) gra të vetëpunësuara, që kanë fëmijë, janë detyruar të shkurtojnë oraret e punës, kryesisht për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e shtëpisë.

Vlerësimi i Shpejtë Gjinor konfirmon se si gratë, ashtu edhe burrat kanë pësuar rënie të të ardhurave.

Një në dy persona raporton rënie të të ardhurave nga puna, ndërsa dy të tretat kanë pasur humbje të të ardhurave nga bujqësia dhe blegtoria. 74% e grave që vareshin nga remitancat raportuan rënie të këtij burimi të ardhurash gjatë emergjencës shëndetësore.

Gratë e moshës 35-44 vjeç përjetonin stres më të madh psikologjik në masën 72 për qind në krahasim me 58 për qind ndërmjet burrave të së njëjtës moshë. Arsyeja më e mundshme e këtij rezultati mund të jetë barra e punës së papaguar në shtëpi për gratë, shoqëruar kjo edhe me mundësinë e humbjes së punës apo stresin financiar.

Gratë e vetëpunësuara janë ndikuar më së shumti nga COVID-19. Sipas sondazhit, gratë që janë ndikuar më së shumti nga situata e pandemisë janë ato që janë vetëpunësuar në sektorë të tillë, si: industria e bukurisë, dyqane të vogla etj.

Gratë e punësuara të grupmoshës 55-64 vjeç kishin më shumë gjasa të përjetonin ulje të orëve të punës (40%). Në mënyrë të ngjashme, gratë e vetëpunësuara në grupmoshën 45-54 vjeç raportuan përqindjen më të lartë (66.7%) të grave, që kanë përjetuar ulje të orëve të punës.

Koha e punës është zvogëluar për gratë e punësuara shtëpiake pa fëmijë (32%), por shkurtimi i orëve të punës ndjehet më shumti te gratë e vetëpunësuara shtëpiake me fëmijë (46%). Këto gra zvogëlojnë orët e punës, kryesisht për t’u kujdesur për fëmijët apo për t’u marrë me punët e shtëpisë.

Rreziku më i lartë i papunësisë është mes të anketuarve në Tiranë, veçanërisht midis grave të reja (18-24) dhe grave të moshës 45-54 vjeç. Përveç kësaj, 3.8% e grave të punësuara dhe 2.9% e burrave të punësuar ishin paguar ose paguar pjesërisht.

Një përqindje e barabartë e 3.8% burra dhe gra të punësuar raportuan pushime të papaguara. Këta grupe brenda të anketuarve janë ndër më të rrezikuarit, sepse ka mundësi që të kthehen në të papunë në varësi të mënyrës se si do të evoluojë situata ekonomike në të ardhmen e afërt.

Nga ana tjetër, gratë janë treguar më fleksible se burrat për sa i përket punës në distancë. Në këtë mënyrë gratë kanë pasur mundësi të kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët dhe përgjithësisht barra e “punëve të padukshme” është mbajtur më tepër nga gratë sesa burrat.

76% e grave raportuan rritje të punës së papaguar në shtëpi, në raport me burrat, që ishin në përqindje disa herë më të vogël.

Aktivitetet më kryesore të grave janë pastrimi, gatimi e servirja e ushqimit dhe kujdesi për fëmijët. Ndërsa tre aktivitet kryesore për burrat janë blerja e ushqimeve, pastrimi dhe pagesa e faturave të ndryshme.

Gra të “papërfshira”  

Për sa u përket atyre grave, që bëjnë punë informale, Michele Ribotta, përfaqësues i UN Women në Shqipëri, shprehet se janë grupi më vulnerabël në këtë situatë, megjithatë, këto gra nuk janë përfshirë në të dhënat zyrtare dhe nuk llogariten.

“Ne nuk dimë çfarë është bërë me grupet që bëjnë punë informale, që janë edhe me vulnerabël në situatë pandemie. Gratë përbëjnë një numër të madh të punëtorëve informalë, ose punojnë në kushte pune delikate (fasoneritë etj), që kanë humbur punën ose i janë reduktuar ndjeshëm të ardhurat. Por këto gra nuk janë përfshirë në të dhënat zyrtare dhe nuk llogariten si rezultat i informalitetit”, pohon Ribotta.

Shqipëria dhe rajoni

Nga një raport rajonal i UN Women për ndikimin e COVID-19 në vendet e Europës dhe Azinë Qendrore, mbi 15 për qind e grave kanë humbur punët e tyre për shkak të pandemisë, ndërsa 40 për qind e grave kanë reduktuar orët e punës. Diçka e tillë ka prekur më tepër gratë e vetëpunësuara, të cilat kanë humbur punët e tyre, në masë më të madhe se sa burrat.

60 për qind e grave raportuan vështirësi për sa u përket përmbushjes së nevojave bazike, si: ushqimi, pagesa e qirasë, apo blerjen e gjërave të domosdoshme.

Në anketë nënvizohet se nëse masat kufizuese vazhdojnë, gratë në 7 nga 10 vende, do të kenë vështirësi të mëdha për shpenzimet bazë më tepër se sa burrat, në vende si Shqipëria, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Gratë në tregun e punës

Sipas të dhënave nga INSTAT, pjesëmarrja e grave në forcat e punës është më e vogël se pjesëmarrja e burrave.

Sipas arsyeve së inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë nxënës, studentë, në trajnim të mëtejshëm, përvojë pune pa pagesë (22,3 %), ose duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %).

Vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1 % e tyre janë studentë ose nxënës”.

Po sipas INSTAT, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 68,2 % për burrat dhe 54,4 % për gratë e kësaj grup-moshe. Struktura e të punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 27,1 % e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 15,2 % e tyre janë punëtore pa pagesë

në biznesin e familjes. Për burrat e punësuar këto shifra janë përkatësisht 31,3 % dhe 10,8 %. Një pjesë e konsiderueshme e burrave janë të vetëpunësuar 26,1 %, ndërsa gratë e vetëpunësuara përbëjnë 12,1 %.

Për gratë dhe burrat e moshës 15-64 vjeç mbizotëron punësimi në sektorin e bujqësisë. Në vitin 2019, në sektorin bujqësor janë punësuar 41,6 % e të punësuarave gra, duke pësuar rënie prej 0,7 pikë përqindje, krahasuar me një vit më parë. Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave dhe burrave pas sektorit të bujqësisë është tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative, përkatësisht me 21,6 % të punësuara gra dhe 31,7 % burra.

Një aspekt i rëndësishëm për gratë dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës është mundësia e kombinimit të punës produktive me jetën riprodhuese. Mungesa e kësaj mundësie mund të detyrojë një pjesë të mirë të grave të tërhiqen tërësisht nga forcat e punës.

Sipas llogaritjeve, për vitin 2019, Indeksi i Pabarazisë Gjinore është rritur në 0,10 nga 0,07 që shënonte një vit më parë. Kjo tregon një humbje në zhvillimin njerëzor si rezultat i pabarazisë gjinore prej 10,0 %.

Hendeku gjinor vërehet edhe në paga. Ky hendek është 10,1 %. Pra burrat kanë një page mesatare mujore bruto 10,1 % më të lartë sesa gratë dhe paguhen më tepër se to, për të njëjtën punë.

Bazuar në të dhënat e Shërbimit Kombëtar të punësimit, gratë punëkërkuese të papuna marrin pjesë më shumë se burrat në programet e nxitjes së punësimit ndërsa burrat punëkërkues të papunë marrin pjesë më shumë në kurset e formimit profesional. Numri i grave punëkërkuese të papuna në përgjithësi rritet me rritjen e moshës, ndërsa e kundërta ndodh për burrat. Të dhënat tregojnë se rreth gjysma e grave dhe burrave punëkërkues të papunë kanë arsim 8/9 vjeçar.

Më poshtë po sjellim disa të dhëna në shifra mbi punësimin e grave në vendin tonë, sipas Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore-ISHPSHSH

NUMRI I GRAVE TË PUNËSUARA NË VENDIN TONË

7-mujore 2020

Tedhenat e inspektimeveInspektime Total (Private+Shteterore)NriPunëmarresveFemra
Berat                   165                    6,251         3,820
Diber                     68                    5,948            926
 Durres                   223                  12,654         8,579
 Elbasan                   364                    4,682         2,631
Fier                   278                  11,650         5,128
Gjirokaster                   191                    3,280         1,913
Korce                   305                    4,623         2,761
Kukes                   151                       675            260
Lezhe                   168                    5,089         2,369
 Shkoder                   297                    4,292         2,276
Tirane                1,883                  56,452       31,428
 Vlore                   290                    7,727         3,877
 Total              4,383              123,323      65,968

7-mujore 2020

Lloji I aktivitetitInspektime Total (Private+Shteterore)PunemarresPunemarresefemraPa kontrataPa kontrataFemraInformalInformal FemraU siguruanU siguruanfemraMe page minimaleMe page minimalefemraNen 18 vjecNen 18 vjecFemra
Bujqesipyjepeshkim             83           690           137             10               1               8               –               8               –           262             87               –               –
Minierakariera             34        5,347           473               2               –               2               –               2               –             66             19               –               –
Ndermarrjeprodhuese        1,138      58,576      41,672           160           114             66             32             63             31      17,707      13,280             89             44
Eleketricitetgazuje             27        1,236           258               –               –               –               –               –               –             45               9               –               –
Tregeti H-B-R        1,454      13,025        5,191           157             48           198             80           184             74        4,633        2,109               9               2
Ndertim           745      11,426        1,126           113               1           137               –           131               –        3,722           307               –               –
Transport             84        2,223        1,051               1               1               1               1               1               1           435           146               –               –
Finance sherbime             54        1,162           610               1               1               3               –               3               –             97             30               1               –
Tetjera           764      29,638      15,450           189             38             51             21             46             18        3,385        1,453               2               –
Total        4,383    123,323      65,968           633           204           466           134           438           124      30,352      17,440           101             46

SEKTORËT KU JANË TË PUNËSUARA GRATË

LlojiiaktivitetitInspektimePunëmarrësPunëmarrësefemraFemra ne % kundrejttotalittëpunëmarrësve
Bujqesipyjepeshkim2841,51950233%
Minierakariera29612,2471,0218%
Ndermarrjeprodhuese2,822123,03383,69468%
Eleketricitetgazuje13412,0812,59621%
Tregeti H-B-R6,01049,00720,32241%
Ndertim1,31524,0602,58611%
Transport2415,6152,03836%
Finance sherbime1242,17595044%
Tetjera1,85367,06333,83350%
Total13,079296,808147,54250%

PAGESA MINIMALE SIPAS LLOJIT TË PUNËS

Lloji i aktivitetitMe page minimaleMe page minimale femra
Bujqesi pyje peshkim981376
Miniera kariera901120
Ndermarrje prodhuese39,02726,935
Eleketricitet gaz uje539109
Tregeti H-B-R24,04610,012
Ndertim8,317776
Transport2,460910
Finance sherbime475176
Te tjera9,8894,288
Total86,63543,702

GRATË NË PUNË INFORMALE

Lloji i aktivitetitInspektime Total (Private+Shteterore)Informal gjithsejInformal FemraTe aksidentuarTe aksidentuar femra
Bujqesi pyje peshkim284101
Miniera kariera29637527
Ndermarrje prodhuese2,822335194398
Eleketricitet gaz uje13416591
Tregeti H-B-R6,0101,863659122
Ndertim1,31533410452
Transport24144171
Finance sherbime12495
Tetjera1,853231994211
Total13,0792,87999417624

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë