Shendet

Si ndihmon ozoni në terapitë mjekësore?

Ozoni, një gaz natyror, ka disa anë pozitive për t’u përdorur në mjekësi, pavarësisht ndikimeve në mjedis. Ozoni krijohet në atmosferë kur rrezet e diellit ndajnë molekulat e oksigjenit në atome individuale. Këto atome më pas bashkohen me molekulat e tjera të oksigjenit (O2) dhe formojnë një molekulë të re prej tre atomesh, të quajtur ozon.
Pjesa më e madhe e ozonit të Tokës gjendet në stratosferë, shtresa e atmosferës që shtrihet 10-40 kilometra mbi Tokë.

Kjo shtresë bëhet një pengesë mbrojtëse e aftë për të na mbrojtur nga efektet e dëmshme të diellit. Në fakt, pasi ka thithur rrezatimin ultravjollcë, ozoni ndahet, duke e kthyer oksigjenin. Prandaj mund të thuhet se dielli krijon ozonin për të na mbrojtur nga efektet e tij negative.

Ozoni është një sterilizant i fuqishëm i disponueshëm në natyrë. Ky gaz vepron mbi bakteret, viruset dhe kërpudhat. Në mjekësi (ozonoterapi) përdoret në patologji të ndryshme, për shkak të funksionit të tij analgjezik konsiderohet si mbështetje në patologjitë e shtyllës kurrizore, si herniet dhe daljet e diskut, dhimbjet e qafës apo dhimbjet e nervit shiatik.
Për këtë arsye, kryesisht mjekët e specializuar në ortopedi, reumatologji, fiziatri aplikojnë ozonin, Shoqëria Shkencore e Terapisë së Ozonit, ka zbuluar se ozoni është përdorur në stomatologji, mjekësi veterinare, bujqësi, zooteknikë dhe kozmetikë.

Foto ilustruese-Terapi me ozon-Marrë nga interneti-07.06.2022.

A ka edhe ozoni një veprim antiviral?

Gjatë pandemisë në 15 spitale italiane, terapia me ozon u kombinua me ilaçe për trajtimin e Covid-19. Një reduktim i rrezikut të vdekjes nga Covid-19 me 85% u konstatua pas vetëm 4/5 trajtimeve me ozon përveç ilaçeve.
Ozoni redukton riprodhimin e viruseve, duke shmangur kështu riprodhimin e virusit në trup. Prandaj, ai kontribuon në bërjen e virusit joaktiv dhe jo të rrezikshëm.

Ozoni gjithashtu ka një veprim imuno-modulues, duke përmirësuar mbrojtjen imune. Përmirëson mikroqarkullimin, duke rritur gjendjen e mirëqenies së të gjitha indeve. Ai rrit oksigjenimin e indeve dhe përtëritjen qelizore. Rrit aktivitetin mitokondrial, nxit rigjenerimin e organizmit. Ka një veprim antiedemë , zvogëlon praninë e lëngjeve që parandalojnë shkëmbimet e gazta midis enëve të gjakut dhe qelizave. Kryen një veprim të riperfuzionit vaskular, përmirëson rrjedhshmërinë e gjakut dhe nxit mikroqarkullimin.
Studimet kanë treguar se gjaku i ozonuar, nxit oksigjenin në qeliza. Ozonoterapia mund të përdoret edhe si terapi ndihmëse për infeksionet e veshit me origjinë bakteriale dhe kërpudhore.
Ka qenë po aq efektiv në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, veçanërisht nëse shkaktohet nga patogjenë që kanë zhvilluar rezistencë ndaj qasjes klasike terapeutike.

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë