Pajisjet elektronike shpesh fajësohen sikur na largojnë nga jeta jonë dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Por po sikur të mund ti kthejmë pajisjet elektronike në favorin tonë?
Eksperti i teknologjisë Chris Dancy sugjeron se si mund ta bëjmë këtë.
Chris Dancy- Më vjen keq ta them por nuk ka asnjë aplikacion që ju ndihmon të arrini paqen e brendshme pasi kjo është diçka që kërkon shumë punë.
Unë kam zbuluar që teknologjia mund të ndihmojë të kaloj ditët e erëëta edhe të arrij të kontrolloj mendimet e mia.
Këtu janë tre gjëra specifike që unë bëj që më ndihmojnë të ruaj veten kur nuk ndihem mirë, kur më kap paniku dhe më mban të lidhur me botën kur vetmia duket opsioni më i mirë.
Kushdo që ka një problem me ankthin mendon se çdo gjë është zi dhe negative. Unë kisha një ditar të vjetër në kompjuterin tim dhe e gjeta rastësisht në një ditë që kisha një sulm paniku. Aty fillova të lexoj dhe ngadalë fillova të shkruaj gjëra rreth asaj që ndjeja dhe shumë gjëra për veten time. Pa e kuptuar, mbas disa minutash po ndihesha mirë.
Prej atëherë, vendosa të regjistroj të gjitha episodet e mia të depresionit, panikut dhe simptomat fizike, ndjenjat, mendimet. Unë e quajta këtë “Wikipedia e Frikës” sime, dhe kam zbuluar se mund të thyej bllokimin që krijon mbi mua paniku kur rilexoj fjalët e mia duke përshkruar një përvojë të kaluar.
Kur ndiheni të qetë, thjesht kujtoni një kohë kur keni pasur një episod depresiv dhe filloni të renditni simptomat tuaja. Ndani ato në simptoma fizike, simptoma mendore, mendime dhe sjellje. Mbajini ato shënime në telefonin apo kompjuterin tuaj.
Pastaj, herën tjetër kur filloni të ndjeni ndonjë nga këto ndjenja të errëta, kapni telefonin tuaj dhe lexoni shënimet. Rishikoni simptomat dhe krahasoni ato me mënyrën se si po ndiheni. Lista juaj e kontrollit në Wikipedia-n tuaj mund të jetë shenja e parë për veten tuaj se do të jeni mirë. Ju keni qenë në këtë gjendje më parë dhe e keni kaluar.
Ndërsa bëheni më të aftë me këtë aftësi përballuese, mund të provoni të shtoni në listat e kontrollit të simptomave në mes të një gjendje. Ju bëheni një vëzhgues i episodit tuaj, i cili ju jep një sigurie dhe duke bërë këtë gjithashtu ndihmon në krijimin e një shpërqendrimi të mirë për veten tuaj.
Duke u bërë ‘udhëheqës’ i sulmit tim të panikut disi shërbeu si një mënyrë e rëndësishme për mua për ta parë këtë ngjarje në mënyrë më objektive. Tani çdo herë që kam një sulm, kam një hartë të qartë të asaj që po ndodh dhe asaj që mund të pres.
Unë gjithashtu kam gjetur video dhe njerëz që flasin për ankthin dhe tregojnë për mënyra si mund të përballojmë një gjendje jo të mirë dhe sa herë që ndihem keq, i shikoj. Ato më ndihmojnë të mendoj se nuk jam i vetmi që ndihem ashtu dhe se, njësoj si ato, do ta kaloj dhe unë këtë situatë.
Gjetja e një mënyre për tu ndjerë më pak vetëm në ato raste ishte një shpëtim për mua.
Unë u dyfishova këtë aktivitet, duke krijuar lista të videove në YouTube për të gjitha emocionet e ndryshme që ndjeja dhe i përdorja ato sa herë që “Wikipedia” ime nuk funksiononte.
Këto lista gjithashtu kanë krijuar një rutinë të re që më mundësoi të kapërcej një nga emocionet e mia më të errëta, një që çon gjithmonë në panik dhe depresion: zemërimin. Për mua, zemërimi është ilaçi hyrës i turpit dhe turpi më çon drejt depresionit dhe ankthit. Meqenëse kisha nevojë për një mënyrë për të luftuar kundër zemërimit, fillova të shikoj video të ndryshme që më ndihmuan të shoh se sa qesharak është zemërimi dhe më ndihmuan ta largoj atë nga vetja ime.
Pajisjet tona nuk duhet të jenë vendi ynë i fshehjes, ku shmangim njerëzit e tjerë apo edhe veten tonë. Në vend të kësaj, ne mund t’i përdorim ato si ura për të krijuar lidhje të thella domethënëse, me veten dhe me njerëzit përreth nesh.
Unë besoj se kuptimi i një personi për lumturinë mund të gjendet në pjesën e konsumit të baterisë në telefonin e tij. Brenda çdo telefoni inteligjent është një funksion që do t’ju tregojë se cilat aplikacione në pajisjen tuaj po përdorin më shumë bateri. Zakonisht renditet sipas 24 orëve të fundit ose shtatë ditëve të fundit.
Kjo listë mund të shërbejë si një hartë e fuqishme për emocionet tuaja. Për shembull, nëse vëreni se jeni ndjerë më mirë se normalisht, ka shumë mundësi që aplikacionet e listuara në 24 orët e fundit të ndryshojnë rrënjësisht nga aplikacionet që keni përdorur në shtatë ditët e fundit. E kundërta është gjithashtu shpesh e vërtetë: nëse ndiheni keq, përdorimi i aplikacionit tuaj mund të ketë ndryshuar.
Herën tjetër kur të ndiheni mirë, bëni një pamje ekrani të përqindjeve të baterisë tuaj dhe përpiquni të mbani gjurmët e aplikacioneve tuaja që ju bëjnë të jeni të lumtur. Më e rëndësishmja, kur filloni të ndiheni keq, shikoni listën tuaj të aplikacioneve të lumtura dhe përpiquni të përdorni ato aplikacione që ju sjellin gëzim.
Kur kohët bëhen të vështira, unë shmang aplikacionet e trishtuara dhe përqendrohem te ato të lumtura. E rëndësishme është të dini se cilët aplikacione ju ndihmojnë.
Burimi: TED. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




