Në çatinë e Nomura, një bankë japoneze, janë të mbjella rreth 159 lloje bimësh si orkide, margarita dhe bimët të egra, që sigurojnë ushqim për disa bletë. Natën, lulet e verdha të lëpushës çelin në dritën e hënës dhe vendi merr pamjen e një çatie me drita, gjithashtu ka edhe një orkide që mendohej se ishte zhdukur në Mbretërinë e Bashkuar. Është ende një mister se si rriten bimët në këtë çati por ekologu Mark Patterson, i cili menaxhon kopshtin 10-vjeçar dyshon se farat luleve mund të kenë ardhur nga Saharaja që janë aq rezistente.
Çatia e gjelbër e Nomura është një nga 700 të përhapurat në Londrën qendrore. Sipas autoriteteteve të Londrës së Madhe, një "çati e gjelbër" është një domosdoshmëri në një qytet të madh e të mbushur me ndërtesa.
"Ka prova të qarta se çatitë e gjelbërta janë një mjet shumë i rëndësishëm për sa i përket ndryshimit të klimës,” Michael Hardman, një lektor në sektorin urban për gjeografi në Universitetin e Salfordit.
Efekti i ishullit të nxehtësisë urbane është një term se si qytetet janë zakonisht më të nxehta se zonat rurale. Hulumtimet tregojnë se efekti i ishullit të nxehtësisë urbane ka të ngjarë të intensifikohet në qytetet e mëdha. Kulmet e gjelbërta mund të ndihmojnë në trajtimin e nxehtësisë urbane duke siguruar një shërbim lokal të ftohjes. Kjo kryesisht sepse bimët thithin natyrshëm ujin përmes rrënjëve të tyre dhe më vonë e lëshojnë atë në ajër si lagështirë, e cila ka një efekt ftohës në zonën përreth.
Sipas ekspertëve në kopshtin e tavanit të Nomura, kopshti është i mjaftueshëm për të bërë që banka të shkurtojë kohën e përdorimit të kondicionerit në verë.
Një studim i kryer në Universitetin Newcastle në vitin 2016 zbuloi se një "vendosje e çatisë së gjelbër në të gjithë qytetin" mund të zvogëlojë përmbytjet me rreth një të katërtën. Autorët e hulumtimit thonë se zonat e gjelbërta, së bashku me mbrojtjet më tradicionale siç janë muret e përmbytjes, duhet të jenë pjesë e planeve për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit. Sipas ekspertëve rritja e numrit të hapësirave të gjelbërta në qytete do të jetë thelbësore për të ndihmuar popullatat urbane.
"Ne duhet të shohim vendet, si Danimarka, të cilat kanë edhe stimujt financiarë, edhe stimujt e planifikimit. Atje nëse një ndërtesë ka çati të pjerrët është e detyrueshme me ligj që të mbillen bimë në vazo të vogla. Ne duhet të jemi më inovativë me politikat tona,” shtoi Handman.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.