Leja e qarkullimit për aktivitetet sipërmarrëse të lejuara do të merret sipas nevojës së subjektit që ushtron aktivitetin.
Aplikimet do të kryhen po përmes e-Albanias në seksionin “Leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” dhe do të jetë njëjavore.
Kryeministri Edi Rama thotë se janë tre seksione të kushtuara sipas profilit të biznesit. Transport për stafin me autobusë, ose furgona, leje dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare 05:00-17:30 dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24 orë në 24.
Rama paralajmëron që të mos abuzohet me aplikimet për leje.
“Kujdes, abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem”, thotë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje