Mosfunksionimi i disa qelizave në trupin tonë, i kontrolluar nga një kompleks proteinash, shfrytëzohet nga disa lloje të kancerit (të tilla si kanceri i gjirit, melanoma, kanceri i stomakut dhe glioblastoma) për t’u bërë më metasazik. Një studim interesant u botua mbi këtë temë në revistën mjekësore “Journal of Physical Chemistry Letters”, i cili bëri të mundur gjetjen e informacionit të rëndësishëm për të modifikuar këtë sistem dhe për të ndikuar në krijimin e medikamenteve të reja anti-kancer.
Midis këtij grupi të proteinave ekzistojnë 7 të quajtura Arp2 / 3 të cilat janë pikërisht ato që kontrollojnë lëvizjen e qelizave. Nëse këto Arp2 / 3 nuk funksionojnë siç duhet, qelizat mund të bëhen invazive dhe metastatike. Prandaj është shumë i nevojshëm studimit i kryer me simulime atomistike (një lloj studimi që monitoron lëvizjen dhe evoluimin qelizor).
Studiuesja Alessandra Magistrato nga Këshilli Kombëtar i Studimeve Shkencore në Itali shpjegon se proteina «Arp2 / 3 kalon nga një formë e hapur (joaktive) në një formë të mbyllur (aktive), me lëvizje komplekse dhe sinkronike që shkaktohen nga molekula ose proteina të vogla duke bërë që tumoret të krijojnë metasaza.
“Prandaj rregullimi i Arp2 / 3 luan një rol të rëndësishëm për të bllokuar evolulimin e tumoresve,” shpjegon studiuesja.
Ashtu si shumë studime të këtij lloji të bëra në laborator, mekanizmat riprodhohen duke shpejtuar ato dhe duke dhënë kështu mundësinë për të parë keqfunksionimet që duhen korrigjuar.
«Në këtë rast hulumtimi u krye falë simulimeve atomike, të cilat bënë të mundur analizimin në detaje të funksionimit të Arp2 / 3, duke verifikuar rolin e disa frenuesve të njohur tashmë. Për më tepër, simulimet theksuan praninë e mundësive që duhet të shfrytëzohen për medikamente të reja,” shpjegon Magistrato.
Më tej ekspertja shpjegon se ideja është të kontrollohen nëse ilaçet tashmë në treg janë të afta të bllokojnë Arp2 / 3 në mënyrë që ato të mund të përdoren më shpejt për të luftuar këtë lloj kanceri, duke anashkaluar fazat e gjata fillestare të provave klinike. Burimi Il giornale/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



