Motosport

Si i ati, edhe i biri. Mik Shumaker do të jetë pilot i Ferrarit në 2022-shin

Si ati, edhe i biri. Do të jetë sërish një Shumaker në timonin e një Ferrari në të ardhmen. Mik, djali i Mikael Shumaker, do të jetë një nga pilotët rezervë të skuderisë italiane për sezonin 2022 të Formulës 1, përveçse do të garojë me Has.

Njoftimin e ka dhënë drejtuesi kryesor i Ferrarit, Matia Binoto: “Nuk duhet të harrojmë se ai është tashmë një pilot i Ferrarit, bën pjesë në akademinë tonë, ku identifikohen pilotët e së ardhmes, – ka shpjeguar Binoto në një konferencë shtypi online. – Nëse je pjesëtar i saj dhe ke sukses, do ta kesh me siguri një mundësi”.

Mik Shumaker, 22 vjeç. Gazeta Si, 22 dhjetor 2021

Binoto dhe Ferrari besojnë te rritja e pilotit gjerman, që këtë vit e mbylli Botërorin në vend të 19-të dhe pa pikë, por në timonin e një makine Has pak brilante. “Ka bërë mirë dhe po rritet, jo vetëm në konsistencë, por edhe në shpejtësi”, – ka thënë më tej Binoto.

Mik, i cili mbush 23 vjeç më 22 mars, do të ketë rolin e pilotit rezervë, që do të thotë se, në rast se një nga dy pilotët kryesorë do të dëmtohen, ai do ta zëvendësojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë