Teknologji dhe Inovacion

Facebook po mat besueshmërinë e përdoruesve…

Elizabeth Dwoskin/ The Washington Post - Facebook ka filluar të masë besueshmërinë e përdoruesve të tij me një shkallë nga zero në një.

Sistemi i klasifikimeve të mëparshme të papërdorura, që Facebook ka zhvilluar gjatë vitit të kaluar, tregon se lufta kundër mashtrimeve të sistemeve të teknologjisë ka evoluar, duke përfshirë matjen e besueshmërisë së përdoruesve që të ndihmojnë në identifikimin e aktorëve të dëmshëm.

Facebook ka zhvilluar vlerësimet e tij të matjes së reputacionit si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar lajmin e rremë, tha në një intervistë menaxheri i produktit, i cili është përgjegjës për luftën kundër keqinformimit, Tessa Lyons. Kompania, ashtu si të tjerët në teknologji, prej kohësh u është besuar përdoruesve të saj për të raportuar përmbajtje problematike - por pasi Facebook u ka dhënë njerëzve më shumë opsione, disa përdorues filluan të raportonin në mënyrë të gabuar artikuj si të pavërtetë, një kthesë e re në luftën e informacionit të cilën Facebook duhej ta merrte parasysh.

"Nuk është e pazakontë që njerëzit të na thonë se diçka është e rreme thjesht sepse ata nuk pajtohen me premisën e një historie ose ata po përpiqen qëllimisht të shigjetojnë një publikues të caktuar", tha Lyons.

"Rezultati i besueshmërisë së një përdoruesi nuk ka për qëllim të jetë një tregues absolut i kredibilitetit të një personi - tha Lyons - dhe as nuk ekziston një rezultat i vetëm besueshmërie i unifikuar që përdoruesit ta kenë matur sipas opinionit të tyre. Përkundrazi, rezultati është një matje midis mijëra të dhënave të reja të sjelljes që Facebook tani merr parasysh duke u përpjekur të kuptojë rrezikun. Facebook po monitoron gjithashtu përdoruesit që kanë prirjen për të shënuar përmbajtjen e publikuar nga të tjerët si problematike dhe cilët publikues konsiderohen të besueshëm nga përdoruesit.

Është e paqartë se çfarë kriteresh të tjera Facebook mat për të përcaktuar pikët e përdorusit, nësë të gjithë përdoruesit kanë një rezultat dhe cilat janë mënyrat që përdoren.

Vlerësimet e reputacionit vijnë pasi Silicon Valley, u ballafaqua me ndërhyrjen ruse, lajmet e rreme dhe aktorët ideologjikë që abuzojnë me politikat e kompanisë, që po rikujtojnë qasjen e saj ndaj rrezikut - dhe po gjejnë mënyra të pacaktuara, algoritmike për të kuptuar se kush përbën kërcënim. Twitter, për shembull, tashmë influencon në sjelljen e llogarive të tjera në rrjetin e një personi si një faktor rreziku për të gjykuar nëse publikimet e një personi duhet të shpërndahen ose jo.

Por, si funksionojnë këto sisteme të reja të besueshmërisë? Dhe kompanitë, a janë të kujdesshme për të diskutuar rreth tyre, pjesërisht për shkak se kjo mund të ftojë në mashtrime të mëtejshme - një situatë që firmat gjithnjë e më shumë e gjejnë veten teksa peshojnë thirrje për më shumë transparencë rreth vendimarrjeve të tyre?

"Duke mos ditur se si po na gjykon Facebook, kjo na bën të ndjehemi të parehatshëm", tha Claire Wardle, drejtoreshë e Draftit të Parë, kërkuese shkecore në një laborator në Shkollën Harvard Kennedy që fokusohet në ndikimin e keqinformimit dhe që është një partner i kontrollit të fakteve të Facebook. "Por ironia është se ata nuk mund të na tregojnë se si po na gjykojnë - sepse nëse veprojnë, algoritmet që ata ndërtojnë mund të manipulohen ".

Sistemi i Facebook i ndërtuar për përdoruesit për të shenjuar përmbajtjet potencialisht të papranueshme në shumë mënyra është kthyer në një fushë beteje. Llogaria e aktivistit të Twitter, Sleeping Giants, u bëri thirrje ndjekësve të tij të raportjnë në masë përmes të gjitha llogarive në rrjete të ndryshme mbi teorinë konspirative Alex Jones dhe faqen e tij Infowars. Në atë kohë, drejtuesit e kompanisë pyetën nëse raportimi masiv i përmbajtjes së Jones ishte pjesë e një përpjekjeje për të mashtruar sistemet e Facebook. Nga ana tjetër, ekspertët thonë se raportimi i rremë gjithashtu është bërë një taktikë në fushatat e ekstremit të djathtë në internet.

Kompanitë e teknologjisë kanë një histori të gjatë të përdorimit të algoritmeve për të bërë të gjitha llojet e parashikimeve për njerëzit, duke përfshirë se sa ka gjasa që ata të blejnë produkte dhe nëse ata po përdorin një identitet të rremë. Por, ndërsa informacioni i rremë qarkullon, kompanitë po bëjnë zgjedhje gjithnjë e më të sofistikuara editoriale  për të kuptuar se kush është i besueshëm.

Në vitin 2015, Facebook u dha përdoruesve mundësinë për të raportuar postimet që i konsiderojnë të rreme. Një buton në këndin e sipërm të djathtë të çdo postimi në Facebook i lejon njerëzit të raportojnë përmbajtje problematike për një sërë arsyesh, duke përfshirë pornografinë, dhunën, shitjet e paautorizuara, gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme.

Lyons tha se e shumë shpejt arriti të kuptonte se shumë njerëz raportonin postime si të rreme, sepse thjesht nuk pajtoheshin me përmbajtjen. Për shkak se Facebook pason postimet që janë shenjuar si të rreme për palët e treta, ishte e rëndësishme të ndërtoheshin sistemet për të vlerësuar nëse raportimet kishin gjasa të ishin të rreme për të bërë përdorimin efikas të kohës së vlerësuesëve të faktit. Kjo çoi ekipin e saj për të zhvilluar mënyra për të vlerësuar nëse njerëzit që ishin duke shenjuar postime si të rreme ishin vetë të besueshëm.

"Një nga sinjalet që përdorim është se si njerëzit ndërveprojnë me artikujt," tha Lyons. "Për shembull, nëse dikush më parë na ka dhënë përshtypje se një artikull është i rremë dhe artikulli është konfirmuar si i rremë nga vlerësuesi i fakteve, atëherë ne mund të themi që sinjalizimet e këtij personi në të ardhmen për lajme të rreme, do të merren shumë më shumë parasysh se sa sesa dikush që jep pa dallim sinjale për lajme të rreme për shumë artikuj, duke përfshirë edhe ato që përfundojnë duke u vlerësuar si të vërteta".

Rezultati është një sinjal më tepër ndër shumë të tillë që kompania ushqen më shumë algoritme për ta ndihmuar atë të vendosë se cilat rrëfime duhet të rishikohen.

"Më pëlqen të bëj shakanë që, nëse njerëzit raportojnë veç postime që janë të rreme, kjo punë do të ishte aq e lehtë", tha Lyons në intervistë. "Njerëzit shpesh raportojnë gjëra me të cilat ata nuk pajtohen."

Ajo nuk pranoi të thoshte se çfarë sinjale të tjera kompania përdorte për të përcaktuar besueshmërinë, duke cituar shqetësimet për largimin e aktorëve të këqij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë