Ne rrjet

Si e percetojnë evropianët fluksin e emigrantëve. Shumica janë kundër tyre

Shtatë në dhjetë evropianë mendojnë se vendi i tyre strehon shumë emigrantë. Menaxhimi i emigracionit mbetet një çështje thelbësore për të ardhmen e Evropës

Rreth 60,000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti. Gjithnjë e më shumë evropianë e mendojnë se ky fluks është i papërballueshëm.

Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për të mbështetur pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Ishujt Kanare, një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë.

Ky financim do të mbulojë shërbime të ndryshme, përfshirë këshillimin, përkthimin, transportin, kujdesin shëndetësor, strehimin dhe mirëmbajtjen.

Përfytyrime të ndryshme

Opinionet publike ndryshojnë në të gjithë Evropën. Në Greqi, Qipro, Islandë, Gjermani dhe Austri, shumica dërrmuese besojnë se vendi i tyre strehon shumë emigrantë.

Protestë kundër emigrantëve në Irlandë

Konkretisht, 90% e grekëve, 84% e qipriotëve, 78% e islandezëve, dhe 77% e gjermanëve dhe austriakëve janë të këtij mendimi.

Në Spanjë 70% e njerëzve mendojnë se vendi i tyre është i mbingarkuar me emigrantë.

Varkë me emigrantë nga Tunizia

E njëjta përqindje regjistrohet edhe në Francë, ku sfidat e multikulturalizmit po bëhen të dukshme.

Në anën tjetër në vende si Rumania, Danimarka, Sllovakia dhe Portugalia këtë shqetësim e shprehin rreth 57% të popullsisë.

Temë kryesore e fushatës elektorale për Parlamentin Evropian

Liderë politikë si Viktor Orbáni i Hungarisë e kanë kritikuar qasjen e burokratëve evropianë ndaj migraciomit duke e quajtur atë si "vetëvrasëse”.

Viktor Orbán e quan qasjen e burokratëve evropianë ndaj migraciomit si "vetëvrasëse”

Ndërsa emigracioni vazhdon të formësojë peizazhin politik, debati mbi menaxhimin e tij mbetet një çështje thelbësore për të ardhmen e Evropës dhe një nga temat kryesore të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Evropian. /DW


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë