Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesve, të cilët në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kushtet për të mos qenë pjesë e skemës së TVSH-së, se duhet të paraqiten: pranë shoqërive me të cilat kanë kontraktuar shërbimin për mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzsituese, për të ndryshuar regjimin e TVSH-së.
Pranë Drejtorive Rajonale Tatimore është mundësia për t’u pajisur me bllok faturash të thjeshta tatimore Model 4.
Si alternativë, të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë dhe përmbushin njëkohësisht kushtet e pikës 1 të VKM nr. 220 datë 12.03.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit’, i ndryshuar, mund të përdorin platformën SelfCare, e cila është pa pagesë, pa pasur nevojë të përdorin dhe të mirëmbajnë pajisjet fiskale ekzistuese.
Kushtet për përdorimin e platformës SelfCare për shitje me para në dorë, që duhet të përmbushen nga tatimpaguesit, sipas VKM:
Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;
Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
Kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm.”
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://ëëë.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale , të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.