Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit do të kenë mundësi që të votojnë për një nga katër variantet e fletës së votimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar.
Janë katër modele mbi të cilat KQZ ende po diskuton.
Tre përmbajnë opsionin e emrave të të gjithë kandidatëve dhe një fletë e katërt votimi përfshin opsionin e vendosjes së numrave, pa emrat e kandidatëve.
KQZ ende nuk ka marrë një vendim, ndërsa ka pasur këmbëngulje nga kandidatët që në fletën e votimit të përfshihen emrat e secilit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.