Kosova

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Nga Gazeta ‘Si’- Këto janë vendet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të një dite më parë.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në grafikën e publikuar nga REL, janë marrë për bazë rezultatet paraprake me 98.4%, pa votat me kusht dhe të diasporës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.

Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje mund të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur fitoi 50.28 për qind të votave.

Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 karrige të garantuara në Kuvend, gjithashtu.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve paraprake nga KQZ-ja, tha se “sa më parë që certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq më shpejt do të krijohen institucionet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë