Dikur dukej e mundur që Covid-i të godiste më pak ekonomitë e varfëra se sa ato të pasura. Përkundrazi, virusi duket të dobësojë akoma më shumë ekonomitë e pazhvilluara apo në zhvillim. PBB-ja për person në SHBA u ul në 4% gjatë vitit 2020. Duke qëndruar përsëri 1.5% më lart se në ekonomitë në zhvillim.
Parashikimet nga FMN-ja të bëra në prill tregonin se rritja e SHBA-së do të vazhdojë të tejkalojë atë të përgjithshme dhe vendet e varfra do të vazhdojnë të mbeten pas. Është shqetësuese fakti që pandemia mund të riformojë ekonominë botërore ku vendet e pasura do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Ndërkohë, vendet e varfra do të vazhdojnë të përballen me pasojat e pandemisë, problemet e mjedisit etj.
Në fillim ekonomistët mendonin se vendet me ekonomi të dobët do të arrinin në nivelet e vendeve të fuqishme, ashtu siç ndodhi në shekullin 19 dhe 20.
Në vitet 1950, dy ekonomistët Robert Solow dhe Trevor Swan, krijuan një model ekonomik ku kthimet e larta në kapital në vendet e varfra do të stimulonin investimet dhe të rrisnin stabilitetin financiar, duke krijuar konvergjencën midis ekonomive. Nga të dhënat rezultoi se në fakt shekulli 20 nuk ishte periudhë për konvergjencë, por për divergjencë.
Më vonë, kur ekonomistët kishin hequr dorë nga konvergjenca, vendet e varfra nisën të kalonin vendet e pasura. Midis 1985 dhe 1995 të ardhurat për person në ekonomitë në zhvillim kishin vetëm 0.5% diferencë nga vendet e zhvilluara.
Nga viti 2005 në 2015-n, konvergjenca filloi të thellohej dhe ndikoi në rënie katastrofike tek ekonomitë në zhvillim.
Ky ndryshim pati pasoja nga varfëria tek gjeopolitika. Edhe para pandemisë kishte tendenca çuditëse. Vendet me të ardhura të ulëta tejkaluan ato me të ardhura të larta me 1.5 pikë përqindje në vit në vitet 2000 (dhe vendet me të ardhura të mesme dolën më mirë akoma) por hendeku u tkurr në vetëm 0.65 pikë përqindje në vitet 2010.
Rënia e prodhimit real për person gjatë vitit 2020 zhduku të gjithë fitimet e një dekade. Disa vende mund t’i rikuperojnë përsëri këto humbje, por zhvillimet në botë e komplikojnë situatën.
Rritja e çmimeve të mallrave jep shpresë për eksportuesit dhe integrimi me internetin nxjerr tregje alternative. Në disa drejtime, vendet në zhvillim janë bërë edhe më të qëndrueshme ekonomikisht. Z. Kremer, ekonomist amerikan dhe bashkëautorët e tij shqyrtojnë 32 tregues të cilësisë së qeverisjes, politikës makroekonomike dhe zhvillimit financiar dhe zbulojnë se, për 29 prej tyre, performanca u përmirësua më shumë në vendet e varfra sesa në ato të pasura midis 1985 dhe 2015.
Vendet e vafra nuk mund të rimëkëmben aq shpejt. Ato nuk janë shkëputur ende nga varësia e vendeve të pasura dhe mund t’i marrë 170 vote për të mbyllur gjysmën e hendekut ekonomik. Ndërkohë, po shfaqen kostot e ndryshimeve klimatike.
Rritja e shpejtë në fillim të këtij shekulli inkurajoi qeveritë e botës së pasur për të parë vendet në zhvillim më shumë si tregje fitimprurëse ose rivalë strategjikë sesa raste bamirësie. Por vendet e varfra mbeten më të prekshme nga krizat. Dhe me çdo krizë, mundësia e zhvillimit bëhet edhe më e vështirë. Politikat e botës së pasur duhet ta marrin këtë parasysh, nga tregtia tek ndihma.
Burimi: The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje