Futboll

Si Chelsea ndali triumfin iberik në Evropë

Kur flitet për Finalet e turneve madhorë, Kombëtarja e Spanjës dhe skuadrat nga La Liga janë praktikisht të pamposhtura. Duke llogaritur, Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Champions League, Kupën UEFA /Europa League dhe Conference League, 28 Finalet e fundit kanë patur një skuadër spanjolle dhe në 27 raste, iberikët janë larguar me trofeun në shtëpi. Rekord 100% deri në mbrëmjen e djeshme kur Chelsea i dha fund kësaj serie duke mundur Real Betis në Conference League. Kjo jo për të thënë se të gjitha skuadrat spanjolle që shkuan në Finale, e kanë fituar ndeshjen e tyre. Gjatë kësaj kohe, 4 prej tyre janë mundur nga kundërshtarë sërish prej La Liga-s.

Kur Zidane dhe Navas udhëhiqnin Realin e Madridit dhe Seviljen

Përpara triumfit të Chelsea-t ndaj Betis, duhej të ktheheshim në vitin 2001 për të gjetur një skuadër jo iberike që triumfonte ndaj rivalëve spanjollë. Liverpool mundi Alavés 5-4 në Kupën UEFA me një autogol që shërbeu si golden goal në kohën shtesë. Sikur të mos mjaftonte, Valencia humbi Finalen e Champions League ndaj Bayern Munich një javë më vonë.Pas atij edicioni spanjollët duket se e morën më seriozisht sec duhej dhe nuk gabuan në 27 Finale rradhazi, 11 prej të cilave ndaj kundërshtarëve të ardhur nga Premier League. Finale të cilat i rikujtojmë si më poshtë:

Kur Messi shënonte me kokë ndaj Man Utd dhe mbrëmë Fernandez ndali Real Betis

1. Real Madrid 2-1 Bayer Leverkusen – Champions League 2002
2. Valencia 2-0 Marseille – Kupa UEFA 2004
3. Sevilla 4-0 Middlesbrough – Kupa UEFA 2006
4. Barcelona 2-1 Arsenal – Champions League 2006
5. Sevilla 2-2 Espanyol (3-1 penallti) – Kupa UEFA 2007
6. Spain 1-0 Germany – Euro 2008
7. Barcelona 2-0 Manchester United – Champions League 2009
8. Atlético Madrid 2-1 Fulham – Europa League 2010
9. Spain 1-0 Netherlands – Kupa e Botws 2010
10. Barcelona 3-1 Manchester United – Champions League 2011
11. Atlético Madrid 3-0 Athletic Bilbao – Europa League 2012
12. Spain 4-0 Italy – Euro 2012
13. Sevilla 0-0 Benfica (4-2 penallti) – Europa League 2014
14. Real Madrid 4-1 Atlético Madrid – Champions League 2014
15. Sevilla 3-2 Dnipro – Europa League 2015
16. Barcelona 3-1 Juventus – Champions League 2015
17. Sevilla 3-1 Liverpool – Europa League 2016
18. Real Madrid 1-1 Atlético Madrid (5-3 penallti) –Champions League 2016
19. Real Madrid 4-1 Juventus – Champions League 2017
20. Atlético Madrid 3-0 Marseille – Europa League 2018
21. Real Madrid 3-1 Liverpool – Champions League 2018
22. Sevilla 3-2 Inter Milan – Europa League 2020
23. Villarreal 1-1 Manchester United (11-10 penallti) – Europa League 2021
24. Real Madrid 1-0 Liverpool – Champions League 2022
25. Sevilla 1-1 Roma (4-1 penallti) – Europa League 2023
26. Real Madrid 2-0 Borussia Dortmund – Champions League 2024
27. Spain 2-1 England – Euro 2024
28. Real Betis 1-4 Chelsea –Conference League 2025


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë