Analize

Si arriti Katari t’i mbijetonte izolimit?

Si sot një vit më pare, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite imponoi një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore ndaj Katarit. Bllokada historike erdhi pas raporteve të vazhdueshme që implikonin Katarin me financimin e aktiviteve terroriste. Si rrallëherë, Bahreini, Egjiptii, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite u bashkuan kundër Katarit, nën e “hijen” e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili deklaroi në atë kohë se ky vendim do të sillte “fillimin e fundit të terrorizmit”.

Përse nisi bllokada ndaj Katarit?

Katari ka qenë prej kohësh jashtë linjës së konsensusit rajonal dhe fqinjët e tij besojnë se ka ardhur koha për ta vënë mbretërinë vogël të Gjirit nën kontroll.  Vende të tjera në rajon mund të mbështesin gjithashtu milicitë e ndryshme islamike në Siri, por Katari ka siguruar një bazë ushtarake për organizatën militante palestineze Hamas, një degë e Vëllazërisë Myslimane, e cila ka qenë prej kohësh armike e diktaturës ushtarake të Egjiptit. Ai ka marrëdhënie të mira me Hezbollahun, organizatën që ka zemëruar shumicën e vendeve të tjera arabe dhe ka lidhjeve të ngushta me milicinë libaneze dhe fuqinë rajonale  teokratike në Iran.

Katari i mbron këto marrëdhënie me grupe të ndryshme sepse thotë se ato kanë mbështetjen e konsiderueshme të njerëzve të zakonshëm në të gjithë botën arabe.  Por kjo nuk e thyen akullin mes tyre dhe elitave që qeverisin. anali televiziv me bazë në Katar, “ Al Jazeera” ka kohë që “ngacmon” elitat jodemokratike që drejtojnë botën arabe  Ajo është bërë kokë turku gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe, dhe stafi i saj ka qenë shpesh viktimë e regjimeve represive që luftonin për mbijetesë gjatë këtyre revolucioneve.

Katari është hedhur poshtë edhe më parë, por vendimi drastik për shkëputjen e të gjitha marrëdhënieve ishte më i rëndë dhe ka të ngjarë të jetë më i gjati. Rivalët e tij rajonal kanë gjetur një qëllim të përbashkët. Ata janë të bashkuar për shkak të frikës së tyre ndaj Iranit dhe dyshimit te lidhjeve të ngushta mes Katarit dhe Teheranit.

“Tentakulat” e Katarit në Ballkan

Vendet e Ballkanit janë vënë nën vëzhgim prej më shumë se një viti për rritjen e aktivitetit terrorist në rajon dhe furnizimim me armë të organizatave terroriste në Lindjen e Mesme, veçanërisht Shtetit Islamik dhe Al Kaedës. Efektet nga luftrat Jugosllave dhe vendndodhja strategjike kanë lejuar që Ballkani të bëhet një mjedis pjellor për ekstremistët.

Një raport vlerëson se 654 luftëtarëve të huaj kanë udhëtuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të luftuar në Siri midis viteve 2012 dhe 2014. Ndoshta, lidhja për tendenca të tilla radikale rrjedh nga gjendja e dobët ekonomike e vendeve të rajonit, të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje të huaj për të mbijetuar. Fondet e Arabisë Saudite, luajtën një rol të madh në rimëkmëbjen e rajonit të shkatërruar nga lufta, por më pas “në lojë” u bashkua edhe Katari.

Në kundërshtim me terrozmin në Evropën Perëndimore dhe Perëndimin në përgjithësi, i cili kryesisht udhëhiqet nga emigrantët, terrorizmi në Ballkan është i lidhur thellë me nacionalizmin dhe luftërat etnike në rajon. Kohët e fundit, terrorizmi u nxit nga interesi gjeopolitik i Turqisë, i cilii duke se u rivalizua nga shtetet e Gjirit Sunit si Arabia Saudite dhe Katari.

Duke synuar popullsinë e varfër, e cila përballet me një shkallë jashtëzakonisht të lartë papunësie, Katari ka arritur të investojë në të gjithë rajonin, nëpërmjet fondeve të zhvillimit dhe organizatave të bamirësë, të cilat u përdorën për t’u infiltruar brenda komuniteteve myslimane.

Si mbijetoi Katari?

Por koalicioni dështoi në misionin e tij për ta detyruar Katarin të pranonte 13 kërkesat e bujshme, që përfshinin mbylljen e Al Jazeera dhe mediave të tjera që thuhej se ishin financuar nga Doha dhe për t’i dhënë fund mbështetjes për grupe të ndryshme islamike rajonale, siç sunitë dhe shiitët . Katarit u akuzua gjithashtu se po mbështetje në mënyrë të pabesë rebelët Houthi, një parti ekstremiste në Jemen, e cila po luftonte kundër Dohas.

Por kërkesat ishin të hartuara në mënyrë që ishin të papranueshme për Katarin. Zyrtarët e lartë të Gjirit madje e bënë të qartë në fillim se kampi saudit nuk ishte i bindur se Katari do të ndryshonte me të vërtetë sjelljen e tij. Qëllimi i vërtetë i koalicionit ishte që ta bënte Katarin një shtet vasal të paaftë për të ndërmarrë ndonjë politikë të jashtme të pavarur. Për këtë qëllim, kampi saudit ndërmori një sërë përpjekjesh masive në kryeqytetet perëndimore për të rritur presionin diplomatik ndaj Katarit dhe për ta kthyer opinionin publik kundër tij.

Por pavarësisht këtyre masave, kriza deri tani ka funksionuar në favor të Katarit. Në vend që të bindnin politikanët dhe qytetarët perëndimorë se Katari kishte probleme serioze me terrorizmin, efekti ka qenë totalisht i kundërt. Koalicioni arab dështoi të parashikonte se Katari do të ndërmerrte një fushatë gjigante të marrëdhënieve me publikun në Perëndim, duke shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollar për të bindur përëndimin se akuzat ishin të pabaza.

Përpjekjet e deritanishme të Arabisë Saudite për të nxjerrë në pah se Katari po mbështeste ekstremizmin në vende si Siria dhe Libia janë bllokuar nga dy zhvillime të papritura në rajon. Zhvillimi i parë ishte se Katari, për arsye që nuk kishin lidhje me bllokadën, u bë gjithnjë e pak i përfshirë me grupet ekstremiste në Siri. Duke qënë se qeveria siriane ishte duke fituar vrull në luftën civile, Doha kishte pak mundësi të mbështeste grupe rebele si Ahrar al-Sham në veri. Në vend të Katarit, Turqia është bërë sponsori kryesor i këtyre grupeve terroriste. Zhvillimi i dytë paralel ishte ulja e Mohammed bin Salman në fronin e princit tëë kurorës të Arabisë Saudite, më pak se tre javë pas krizës së Katarit. Muhammed bin Salmani përdori në mënyrë efektive mosmarrëveshjen me Katarin për të konsoliduar pushtetin në shtëpi. Kritikët personalë të udhëheqësit të Saudisë u konsideruan si agjentë të kontrolluar nga Katari, madje klerikët dhe qytetarë të tjerë sauditë kuptuan se duhet të flisnin në mënyrë të vazhdueshme kundër Katarit, për të shprehur besnikërinë e pakushtëzuar ndaj princit të ri të kurorës.

Por, ndërkohë që Katari mund të jetë duke fituar krizën në sytë e opinionit publik, pala saudite e sheh veten fituese sa i përket ndryshimit të fakteve në terren. Nga këndvështrimi i kampit saudit, kriza e Katarit po bën të mundur që Arabia të përqendrohet në rishikimin e hartës ushtarake dhe politike të rajonit, pasi Doha është e paralizur nga presioni i vazhdueshëm ekonomik. Për të, Katari është aktualisht i paaftë të luajë një rol vendimtar në vende si Libia, Jemeni, Iraku dhe Egjipti.

Megjithatë, edhe zyrtarët e Gjirit, e pranojnë fshehurazi se rivali i tyre është duke fituar terren. Një zyrtar i lartë arab, i pyetur kohët e fundit se çfarë mendonte për idenë se Katari po fitonte “luftën”, pranoi se Doha kishte luajtur kartat më mirë se Arabia. "Shikoni, nëse do të isha Katar, do të lejoja që aspekti gjeoofrafik të bëntë të gjithë punën. Katari i vogël që mbijeton përballë katër vendeve të mëdha. Pastaj armiku i tij është Arabia Saudite. Është normale që shumë njerëz do të mbështesin Katarin ", u shpreh ai.

Burimet: "Foreing Policy", "Sky News", "The Atlantic"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë