Shkencë

Si arritën kirurgët të kryejnë operacionin e parë në botë për goditjen në tru duke përdorur robot

Mjekë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer ndërhyrjen e parë kirurgjikale në botë me telekomandë, në atë që është cilësuar si një “ndryshim i lojës” në mjekësi.

Kirurgët në një spital në Dundee, Skoci, përdorën një robot për të hequr një mpiksje gjaku në një kufomë njerëzore.

Profesoresha Iris Grunëald, ishte në Spitalin Nineëells në Dundee, ndërsa trupi mbi të cilin po operonte gjatë përdorimit të pajisjes ishte në një strukturë universitare.

Orë më vonë, Ricardo Hanel, neurokirurg në Florida, përdori teknologjinë për të kryer operacionin e parë transatlantik nga Jacksonville në një trup njerëzor në Dundee, mbi 6,400 km larg.

“Ndjehej sikur po dëshmonim pamjen e parë të së ardhmes”, tha për BBC profesoresha Iris Grunwald e Universitetit të Dundee-t.

Ajo tha se ndërsa më parë kjo mendohej të ishte fantastiko-shkencore, ne demonstruam se cdo hap i procedurës mund të bëhet tashmë.

Shkencëtarët shpresojnë që kjo teknologji robotike do të transformojë kujdesin për goditjet në tru, duke u lejuar pacientëve të marrin trajtim të shpejtë dhe potencialisht jetëshpëtues edhe nëse janë qindra kilometra larg një spitali.

Të dyja procedurat në Skoci dhe Florida u kryen muajin e kaluar duke përdorur robotikë të zhvilluar nga kompania lituaneze Sentante. Shpresohet që provat klinike të zhvillohen që vitin e ardhshëm.

“Kjo është padyshim një nga risitë më emocionuese në ndërhyrjen për goditje në tru në dekadën e fundit”, tha Grunwald.

Doktor Hanel tha se të operosh nga SHBA në Skoci me një vonesë prej 120 milisekondash është e jashtëzakonshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë