Nga Bogoljub J.Karić – Rrugëtimi im me paqe-bërjen nëpërmjet biznesit, nisi në vitin 1973. Në atë kohë, ne si familje kishim një kompani private, pavarësisht se nuk ishim anëtarë të Partisë Komuniste. Gjatë asaj epoke, mungesa e mbështetjes partiake, nënkuptonte se mbylljen e gati të gjitha dyerve.
Rrjedhimisht, familja jonë klerikale brez pas brezi, nuk pati zgjidhje tjetër veçse të mbijetonte dhe të ecte përpara. Im atë ka shërbyer si paqe-bërës, ndërmjetës dhe pajtues midis familjeve në konflikt në Kosovë. Ky rol ishte trashëguar nga gjyshi dhe paraardhësit të mi.
Si familje priftërinjsh, ne ishim gjithmonë aty për të gjithë fqinjët dhe bashkëqytetarët që përballeshin me probleme, si për shembull gjakmarrja. Në situata të tilla, si serbët ashtu edhe shqiptarët do të na shtrinin gjithmonë dorën. Paraardhësit e mi, luajtën vazhdimisht një rol në ndërmjetësim dhe pajtim, duke ma përçuar edhe mua këtë dhunti.
Kështu, duke respektuar dhe çmuar familjen time, dhe duke vazhduar traditat e saj, nisa të angazhohem për të nxitur në mënyrë aktive pajtimin ndërmjet familjeve serbe, familjeve shqiptare në Kosovë, dhe më sfiduesja nga të gjitha:pajtimin ndërmjet familjeve serbe
dhe atyre shqiptare.
Në atë kohë, Pejën e vizitoi presidenti i Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, që u impresionua nga përpjekjet e kompanisë sonë. Ai e pranoi se kompania jonë dhe biznesi familjar, nuk përbënin asnjë kërcënim për rendin kushtetues të Jugosllavisë në atë kohë,
dhe shprehu mbështetjen për zhvillimin e kompanisë sonë.
Pas atij momenti ne ngritëm 3 fabrika, dhe fuqia punëtore u rrit në mënyrë të vazhdueshme. Ato ishin impiante prodhimi që përfshinin prodhimin e pajisjeve për mini-furra buke, një fabrikë për pajisje të specializuara të bazuara në teknologjinë italiane, pajisje për përpunimin e mishit, pajisje dhe pjesë këmbimi për traktorë dhe makineri të tjera bujqësore etj.
Atë kohë, ne patëm një mbështetje të madhe nga ambasada e SHBA në Jugosllavi. Gjatë viteve 1990, kur në pushtet erdhi Slobodan Milosevic, i ndihmuar nga Mahmut Bakalli, një zyrtar i lartë në Jugosllavi në atë kohë, nisa diskutimet për një marrëveshje me Ibrahim Rugovën, i cili bëri të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit Serbi-Kosovë.
Por gjatë asaj kohe, ne ramë viktima të keqkuptimeve brenda radhëve tona. Sikur pala jonë të kishte lejuar zbatimin e “Modelit Karić për Zhvillim të Përbashkët”, për nxitjen e pajtimit dhe zhvillimit të suksesshëm, paqja sigurisht që do të ishte siguruar, së bashku me zhvillimin e suksesshëm ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës.
Unë propozova privatizimin e 51 për qind të kapitalit të të gjitha kompanive në Kosovë,
duke ua shitur ato kompanive të huaja nga vendet e avancuara teknologjikisht, dhe duke shpërndarë 49 për qind të vlerës së kapitalit për punëtorët. Po të ishte zbatuar modeli im,
nuk do të kishte pasur luftë, dhe Kosova sot do të ishte një rajon shumë i zhvilluar.
Në vitin 2000 ftova Adem Demaçin, që me një delegacion ekonomik të vizitonte Serbinë dhe të prezantonte vizionin e tij në median tonë, BK Television. Ne ramë dakord të nisnim menjëherë afrimin ekonomik ndërmjet ekonomive të Serbisë dhe Kosovës.
Takimet e para midis komunitetit të biznesit u mbajtën në Kosovë, të ndjekura nga ato në Shqipëri, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, duke marrë mbështetjen e qeverive në të gjitha vendet, përveç Serbisë. Autoritetet serbe të asaj kohe nuk na mbështesin, sepse e keqkuptuan “Modelin Karic për Zhvillimin e Përbashkët”.
Kur mblodhëm në një forum 100 biznesmenë në Brezovicë dhe Prishtinë, duke u përpjekur të konsolidonim bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisnim sipërmarrjet e përbashkëta ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe rajone të tjera, unë u denoncova si tradhtar i Serbisë.
Unë dhe familja ime, u përballëm me persekutimin e orkestruar nga qendrat e pushtetit dhe grupet e interesit të lidhura me Vojislav Koshtunicën. Madje, ndaj meje ka pasur edhe dy atentate. Kjo për shkak të përpjekjeve të mia humanitare, besimit humanist dhe të arsyeshëm se serbët dhe shqiptarët duhet të bashkëjetojnë, të bashkëpunojnë dhe të përparojnë së bashku, duke refuzuar kontrabandën dhe interesat e caktuara të qarqeve të caktuara. Drejtuesit e biznesit ndërtojnë ura dhe shkatërrojnë kufijtë, ndërsa disa politikanë ndërtojnë mure dhe i shkatërrojnë urat! Modeli im i zhvillimit ekonomik, të cilin ia propozova lidershipit të Serbisë në atë kohë, kishte rëndësi dhe ka ende rëndësi jo vetëm për të gjithë rajonin tonë, por edhe për komunitetin global, për shkak të karakterit të tij universal.
Si atëherë ashtu edhe tani, është i domosdoshëm sigurimi i fondeve të nevojshme investuese dhe krijimi i kompanive të përbashkëta, me fokus parësor përfshirjen e kompanive nga Serbia dhe Shqipëria.
Përpjekjet për bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve, jo vetëm që do të rrisnin shkallën
e punësimit në Kosovë dhe më gjerë, por do të krijonin forma të reja të bashkëpunimit të biznesit, duke eliminuar përfundimisht tensionet dhe trazirat aktuale.
Problemi ishte se politikanët që ishin në pushtet në atë kohë, nuk qenë të gatshëm ta lejonin këtë gjë. Qendrat kriminale të pushtetit dhe grupet e interesit nën Kostunicën, favorizuan
një situatë të paqëndrueshme mbi paqen, duke i lejuar ata të shfrytëzojnë pjesën veriore të Kosovës për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Në vitin 2004, isha i vetmi kandidat për president të Serbisë që vizitova Kosovën, dhe në tubimet e mia morën pjesë shqiptarët dhe serbët. Unë deklarova në atë kohë se duhet të heqim të gjithë kufijtë dhe të jetojmë e punojmë së bashku. Se nuk mund të jetojmë të ndarë.
Besoja se në bashkëpunim me aleatët tanë euroatlantikë, duhej të përpiqeshim për një zhvillim ekonomik për të gjithë banorët e këtyre rajoneve të trazuara. Megjithatë, përgjigja ndaj përpjekjeve të mia ishte mbyllja e të gjitha kompanitë tona dhe manipulimi i zgjedhjeve presidenciale.
Sot serbët që jetojnë në Kosovë gjenden në një pozitë shumë të vështirë, sepse pa bashkëpunim me shqiptarët, produktet e tyre nuk mund t’i shiten askujt. Ndaj aktiviteti dhe bashkëpunimi ekonomik, janë të një rëndësie shumë të madhe.
Nëse do të siguronim sot fondet e nevojshme, do të mund të zbatonim modelin tim që u jep mundësi serbëve dhe shqiptarëve të themelojnë kompani të përbashkëta dhe të punojnë së bashku. Kompanitë e mëdha nga Serbia dhe Shqipëria, mund të marrin pjesë në këtë iniciativë, duke nxitur aktivitetin ekonomik, rritjen ekonomike, punësimin dhe mirëqenien e përgjithshme për popullin e Kosovës.
Unë jam i bindur që me nisma të tilla, nuk do të kishte luftë dhe do të arrihej paqja dhe harmonia shoqërore. Unë jam nga Kosova, dhe e njoh mentalitetin e zonës. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë jetojnë nga e njëjta tokë, pinë të njëjtin ujë, dhe kanë të njëjtin mentalitet.
Toleranca është edhe më e nevojshme tani se në vitet ‘90, dhe serbët që jetojnë aktualisht
në Kosovë nuk mund të bëjnë dot pa shqiptarët. Edhe sot, modeli im i paqe-bërjes përmes bizneseve të përbashkëta nuk ka asnjë alternativë. Si serbët ashtu edhe shqiptarët, i shohin kompanitë serbe si partnere me të cilat dëshirojnë të bashkëpunojnë, duke eksportuar produktet e tyre dhe duke importuar mallra të nevojshme.
Pas çdo lufte apo konflikti, duhet ulur në tryezën e bisedimeve, sepse vetëm përmes dialogut, negociatave dhe harmonizimit të interesave të palëve negociuese mund të gjenden zgjidhje, para së gjithash në interes të popullit. Një tipar dominues i këtij modeli, është krijimi i një themeli ekonomik për vendosjen e bashkëpunimit afatgjatë ekonomik ndërmjet palëve në konflikt.
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi, i bazuar në zbatimin konsekuent të parimit të bashkëjetesës, duhet të jetë krijimi i kushteve për një jetë më të mirë të qytetarëve. Kjo përfshin eliminimin e shkaqeve kryesore të konflikteve dhe investimin e energjisë maksimale në krijimin e një të ardhmeje të re të përbashkët për qytetarët./Euroasia Review
Shënim:Bogoljub J.Karić u lind në vitin 1954 në Pejë të Kosovës, Ai është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, dhe është sot një biznesmenët më të pasur në Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




