Politike

“Shuplaka” franceze mund të tronditë reformat dhe t’i fryjë krizës politike në Shqipëri

Edhe pse me një biletë të vlefshme nga Komisoni Europain, Shqipëria po vazhdon të mbesë në paradhomën e mbledhjes së liderëve të Europës, që kanë bllokuar çeljen e negociatave. Me vendimin për të refuzuar ndoshta për herë të tretë , BE- mund t'i krijojë Shqipërisë një moment stepjeje që do të ketë pasoja negative tek vullneti i qeverisë për të vijuar me reformat dhe plotësimit e pesë prioriteteve kyçe të vendosura nga Komisioni Europian.
Reforma në drejtësi dhe vettingu që solli zbrazjen e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë ishte arma më e fortë e Tiranës zyrtare që në të gjitha takimet me ndërkombëtarët, flitej me krenari se ky model i pastrimit të të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë mund të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Ballkanit.
Që nga qershori i vitit 2014, Shqipëria ka statusin e vendit kandidat. “Dhënia e statusit të kandidatit ishte rezultat i përpjekjeve të reformës së Shqipërisë vitet e fundit dhe njohja e BE për përpjekjet e bëra dhe përparimin e arritur në rrugën e pranimit të Shqipërisë. Vendimi gjithashtu siguron inkurajim për të vazhduar me reformat ekzistuese dhe të fillojë reformat e reja të nevojshme për të përgatitur Shqipërinë për fillimin e negociatave të pranimit më vonë”, thuhet në faqen zyrtare të KE-së.
Në vitin 2016, për herë të parë do të jepej sinjali pozitiv se do çeleshin negociatat, aq sa kryeministri Rama do të shprehej i kënaqur për këtë vendim, i cili ishte kushtëzuar me reformën në sistemin e drejtësisë. Madje vetë Rama do të përmendte faktin se Shqipëria asaj kohe ishte refuzuar tre herë radhazi në përpjekjet për të marrë statusin e vendit kandidat, duke fajësuar paraardhësin e tij Sali Berisha. Pas pesë vitesh, Shqipërisë i përsëritet historia duke i refuzuar tre radhazi hapjen e negociatave.
Fati i negociatave është te Macron, presidenti i shtetit do të e nderonte kryeministrin Edi Rama në 2017 me medaljen “Komandanti i Legjionit të Nderit” nga president francez. Vendimi final për Shqipërinë pritet të shpallet nesër dhe se ai do të ketë jo pak pasoja për vendin tonë që po vuan një krizë të thellë politike që nga shkurti i këtij viti.

Kryeministri Rama duke marrë dekoratën e nderit nga kryeministri francez Cazeneuve


Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një koment të dhënë për median në lidhje me këtë bllokadë, e ka cilësuar si një zvogëlim të derës së BE-së për Shqipërinë për të kaluar paradhomën e shumëpritur.

"Vakuumet nuk janë asnjëherë të mira as në politikë dhe as në gjeopolitikë, por për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët e kanë thënë vijimësisht këtë në anketime të ndryshme. Kursi europain ka qenë orientues për të gjitha qeveritë që kanë drejtuar vendin pas '90-ës. Mbi 80% e tregtisë e vendeve të rajonit bëhet me BE, dhe mbi 80% është europiane", u shpreh ish-kryediplomati për median.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Opozita do të nxitojë të deklarojë si një dështim të kryeministri Edi Rama, madje dhe kjo do të do të verë në lëvizje edhe skenarin e lënë në sirtar për momentin atë të rinisjes së protestave. Opozita e bashkuar kishte vendosur që stoponte protestat me qëllim që të mos bëhet pengesë për vendimin që do të merrte Këshilli Europian për negociatat. Shtyrja e këtij vendimi do të rinisë edhe një herë turbullirat dhe të rrisë stabilitetin në vend. Në një analizë për pasojat e këtij vendimi negativ për vendet e Ballkanit theksohet se mund të sjellë edhe dobësimin e qeverisjes së kryeministrit Rama, që po përballet prej muaj me krizën politike të krijuar pas dorëzimit të mandatet në bllok të ndërmarrë nga PD-ja dhe aleatët e saj, si dhe pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
“Vendimi për shtyrje ka të ngjarë të ndalojë vijimin e reformës në vend, duke përfshirë masa të rëndësishme që synojnë përmirësimin e efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësorit, siç është procesi i verifikimit të vazhdueshëm (Vettingu)”, thuhet në një analizë të botuar pak kohë më parë tek "New Daily Time".
Shqipëria si një popull që është më pro europian me këtë “shuplakë” franceze do të pësojë jo pak tronditje sa i përket qeverisjes, krizës politike apo dhe vijimit të reformave të mëtejshme në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë