Mjedis

Shumica e zonave të mbrojtura nuk ‘mbrojnë’ botën e egër

Zona të mbrojtura

Studimi më i madh i zonave të mbrojtura, vende "të lëna mënjanë" ka zbuluar se shumica prej tyre nuk mbrojnë botën e egër që ndodhen në ato zona.

Shkencëtarët shqyrtuan ndikimin e 1500 zonave të mbrojtura në 68 vende, duke fokusuar analizën e tyre në ligatinat dhe shpendët e ujit.

Ata zbuluan se për sa i përket mënyrës sesi ecën jeta e egër, suksesi varej shumë nga mënyra se si menaxhohej një zonë.

Studimi është publikuar në Nature.

Autorët e tij thonë se habitatet duhet të menaxhohen në mënyrë efektive dhe të veçantë.

"Duhet të ketë rregulla dhe restaurim", tha studiuesja kryesore Hannah Wauchope.

"Ne nuk mund të vizatojmë një vijë rreth një zone dhe të themi, 'nuk mund të ndërtosh një parkim makinash këtu'".

Shumë zona me bukuri natyrore të jashtëzakonshme nuk menaxhohen për kafshë të egra

Wauchope me kolegët krahasuan vendet para dhe pasi ato ishin mbrojtur zyrtarisht dhe tendencat e popullatave të ngjashme brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura.

"Në shumicën e vendeve që shikuam, popullatat e kafshëve të egra ishin ende të shëndetshme ose po rriteshin, por jo më mirë se në zonat e pambrojtura", tha ajo.

"Kjo është zhgënjyese, por jo befasuese. Ka një shkëputje midis njerëzve që flasin se sa tokë është e mbrojtur dhe nëse ato zona në të vërtetë po bëjnë ndonjë gjë pozitive".

Mungon objektivi

Sipas OKB-së, një milion lloje bimësh dhe kafshësh janë tani nën kërcënim.

Muajin e ardhshëm, liderët botërorë do të mblidhen në Kinë për të vendosur axhendën e përpjekjeve globale të ruajtjes për dekadën e ardhshme.

Shumë vende tani janë duke u lidhur me një objektiv për të mbrojtur 30% të sipërfaqes së Tokës deri në vitin 2030.

Por kjo, thonë shkencëtarët, nuk do të garantojë ruajtjen e biodiversitetit.

Ata thonë se duhet të vendosen objektiva për cilësinë e zonave të mbrojtura, jo vetëm për sasinë. Matja përfshin numërimin e popullsisë ose vendosjen e qëllimeve. Kjo për rritjen e diversitetit të specieve bimore dhe shtazore në një zonë.

Sipas OKB-së, një milion lloje bimësh dhe kafshësh janë tani nën kërcënim.

Bashkautorja Julia Jones, nga Universiteti Bangor, theksoi se vizatimi i vijave në një hartë nuk i bën asgjë natyrës.

“Një ide për të arritur një objektiv të caktuar të bazuar në zonë pa një fokus në përmirësimin e gjendjes së zonave të mbrojtura ekzistuese nuk bën asnjë ndryshim", shtoi ajo.

Ajo shpreson që në të ardhmen të shohë një fokus në efektivitetin e zonave të mbrojtura, në vend të thjesht se sa sipërfaqe u është kushtuar atyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë