Ne rrjet

Shumica e votuesve besojnë se Biden është shumë i vjetër për mandatin e dytë

Shumë votues amerikanë besojnë se presidenti Joe Biden është shumë i vjetër që të kandidojë për t’u rizgjedhur në vitin 2024, sipas një sondazhi të “Wall Street Journal”.

Biden dhe ish-presidenti Donald Trump janë kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Pavarësisht moshave të ngjashme të kandidatëve, një pjesë e konsiderueshme ose 73 për qind e votuesve shprehën shqetësimin për moshën e Bidenit, duke e konsideruar si shumë të vjetër për një mandat të dytë. Në anën e kundërt, 47 për qind e votuesve ndajnë shqetësime të ngjashme për 77-vjeçarin Trump.

Për më tepër, 11 për qind më shumë votues besojnë se Trump dhe jo Biden, ka arritur sukses si president.

Edhe një sondazh i para një jave i The Associated Press-NORC Qendra për Kërkime për Marrëdhëniet Publike, raporto se 77 për qind thanë se Biden është shumë i vjetër për të qenë efektiv edhe për katër vite të tjera. Jo vetëm 89 për qind e Republikanëve e thonë këtë, por njësoj mendojnë edhe 69 për qind e demokratëve.

Kjo pikëpamje është tek të gjitha grupmoshat, jo vetëm nga të rinjtë.

Sondazhi me 1,165 të rritur u krye nga datat 10-14 gusht 2023, duke përdorur një kampion të nxjerrë nga NORC i bazuar në probabilitet.

Marzhi i gabimit të kampionimit për të gjithë të anketuarit është plus ose minus 3.8 pikë përqind.

Mesazhi i qartë i sondazhit siç përcaktohet nga raporti i AP është se amerikanët po thonë që janë me të renë, ose të paktën dikë më të ri se demokrati 80-vjeçar Biden.

Kjo nuk është hera e parë që mosha e Bidenit është vënë re si nga publiku i gjerë ashtu edhe nga votuesit e synuar.

Biden është presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA-së dhe nëse ai rizgjidhet në vitin 2024 dhe shërben një mandat të plotë, ai do të jetë 86 vjeç kur të largohet nga detyra në vitin 2029.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë