Futboll

Shumë tifozë jashtë stadiumit, shtyhet 30 minuta finalja e Parisit

Gazeta Si – Shumë tifozë mbetën jashtë stadiumit në orarin e nisjes së finales Real-Madrid-Liverpul. UEFA, për të lejuar që tifozët e ekipit anglez të hynin në “Stade de France”, e shtyu nisjen e sfidës më 21:30.

Ishte një situatë e papritur, që e detyroi UEFA-n për këtë shtyrje me gjysmë ore. Edhe ceremonia e fillimit të eventit u shty. Skuadrat ndërkohë u detyruan të bënin dy herë nxemje.

Një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë në një finale Championsi. Shumë tifozë të Liverpulit në portat hyrëse të stadiumit bënë që sistemi të binte.

Kjo bëri që të kishte një vonesë në hyrjen e tyre në impiantin ku luhet finalja, kështu që vërshëllima e startit të finales u shty nga ora 21:00 në orën 21:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë