Gazeta Si – Piloti i ri gjerman mund të bashkohet me skuderinë angleze, që po kërkon një të tretë për sezonin e ri, duke parë dyshimet e Riçardos. Mik Shumaker mund të bëjë pilotin rezervë të Mercedesit në 2023-shit.
Në gjurmët e babait Mikael, gjermani i Has duket i destinuar të shkojë te skuadra e Brackley. Me Nik De Vries te AlphaTauri dhe Stofel Vandorne tek Aston Martin si pilot i tretë, Mercedesi mbetet pa rezervë, duke ditur që Daniel Riçardo nuk ka në plan ta pranojë këtë rol.

Edhe Alpine ka treguar në lidhje me Mik Shumakerin, por Mercedesi, përveç prestigjit, mund t’i ofrojë atij mundësinë për të qenë një ‘jolly’ në disposicion edhe të Uilliamsit. Tani është vetëm hipotezë, por priten zhvillime konkrete në vazhdim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




