Gazeta Si - Pas disa orësh, vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është shuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se vatra u vu nën kontroll pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administratës së Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.
Mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.
Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Peleshi ju bën thirrje të gjithë atyre banorë që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasuritë kombëtare: Do të përballeni me ligjin, i cili është i rreptë për piromanët", - tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.