Gazeta Si – Vatra e zjarrit që rrezikuan disa banesa në Krujë, Mirditë dhe Elbasan, janë normalizuar mëngjesin e të hënës.
Flakët që përfshinë ullishtet dhe shkurret e pemëve në Nikël janë shuar totalisht nga forcat e ndërhyrjes ushtarake dhe operacionale.
Për shkak të situatës së përshkallëzuar, pasi nga flakët rrezikoheshin edhe dy banesa, kanë ndërhyrë edhe dy zjarrfikëse nga Bashkia Kamzës.
Zjarrfikësit gjatë ditës së djeshme kanë qenë në rrezik, pasi në disa vatra zjarri, përfshirë atë të Niklës ka pasur shpërthime granatash e municionesh.
Kjo situatë e rrezikshme haset shpesh nga zjarrfikësit në rrethin e Krujës ku ndeshen me shpërthime bombash e municionesh të fshehura nga banorët, por edhe nga kultivuesit e kanabisit.
Ndërsa në zonën e Mirditës situata ka ardhur në përmirësim. Aktualisht ka një vatër aktive në zonën e Kaçinarit, ndërsa dëmet nga dje janë shumë të mëdha, rreth 250 hektarë pyje janë djegur.
Në fshatin Bukëmirë ku rrezikoheshin banesat aktualisht nuk ka rrezik riaktivizimi.
Në ndërhyrje janë 3 mjete zjarrfikëse, një nga stacioni Mirditë dhe dy tjera nga forcat e armatosura, si dhe forca nga bashkia Mirditë dhe Njësia Administrative Kaçinar.
Edhe në ullieshten në zonën e Elbasanit, flakët janë vënë nën kontroll, ku zjarrfikësve iu është dashur rreth 12 orë punë që ta fikin.
Për fikjen e zjarrit janë angazhuar rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini në ndihmë të zjarrfikses Elbasan ku janë vënë në dispozicion 7 makina. Mësohet se zjarri ka djegur rreth 20 HA ullishte shekullor rreth 500 vjeçar.
Mëngjesin e të hënës, kanë ardhur dhe Efektiv ushtrie në mbështetje të zjarrëfikses Elbasan për të fikur vatrat e vogla që kanë mbetur në brendësi të kodër ullishte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




