Mbretëresha Elisabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Balmoral. Princi Charles III, i cili do të trashëgojë fronin si Mbret i ri i Britanisë së Madhe, mbërriti i pari në rezidencën skoceze, bashkë me bashkëshorten Kamila.
Pastaj mbërritën të gjithë fëmijët. I pranishëm ishte edhe princip Uilliam, fëmija i parë i 73-vjeçarit Karl dhe i dyti në radhë si pasardhës, kurse nipi tjetër, Herri u nis nga Amerika pa bashkëshorten Meghan. Një turmë e madhe njerëzish u mblodh para kangjëllave të Balmoral.

Mbretëresha Elisabet u shfaq në publik dy ditë më parë, kur u duk shumë e brishtë. Ajo ishte e pranishme në marrjen e detyrës nga Liz Truss, kryeministrja numër 15 gjatë 70 viteve të mbretërisë së saj. Të mërkurën u detyrua të anulonte një mbledhje virtuale.
Të katër fëmijët e Mbretëreshës Elisabet ishin pranë saj në momentet e fundit. Pas Karlit, që tashmë merr fronin dhe që mbërriti i pari, shkuan edhe Ana, Andrea dhe Eduardi.
Pas lajmeve për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës, në Buckingham Palace u ndërpre ceremonia e ndërrimit të rojeve. E tregonte këtë një tabelë e vendosur para pallatit mbretëror në Londër, ku shkruhej: “Nuk ka ndërrim rojesh sot”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




