Ka ndodhur

Shuhet në moshën 84-vjeçare gjuhëtari i njohur, Mehmet Çeliku

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Mehmet Çeliku. Profesor Çeliku ishte një gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore.

Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.

Prof. Dr. Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të gjerë librash, pasi është autor i plot 200 teksteve gjuhësore.

Ikja e profesor Çelikut është një humbje e madhe për gjuhësinë shqiptare, sidomos për gramatikën e sintaksën shqipe së cilës i kushtuar shumë vite të jetës së tij.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë