Futboll

Shuhet Just Fontaine, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një Botëror

Gazeta Si – Legjenda e futbollit francez, protagonist i Kupës së Botës në 1958-ën, me 13 gola, është shuar në moshën 89-vjeçare.

Bota e futbollit qan për vdekjen e Just Fontaine. Emri i tij është ende i lidhur me rekordin e golave të shënuar në një edicion të vetëm Botërori. Ai ka shënuar 13 gola në 6 ndeshje me Francën. Ishte viti 1958 dhe në Botërorin e zhvilluar në Suedi triumfonte Brazili i Pelesë.

I lindur në Marok në 1933-shin, Fontaine ka fituar tre kampionate me Stade Reims. Ai u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 29-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Si trajner ka drejtuar Paris Saint-Germain nga 1973-shi në 1976-ën. Po ashtu, ai ka qenë trajner i kombëtares së Marokut në periudhën 1979-1981. Ka drejtuar edhe kombëtaren franceze, por vetëm në dy ndeshje miqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë