Analize

Shuhet “ëndrra” europiane e Turqisë!

Ëndrra europiane e Turqisë ka marrë një goditje të madhe ketë javë, pasi Bashkimi Europian vendosi të ngrijë të gjitha negociatat e anëtarësimit. Edhe pse po bën që nga viti 2005 që ka nisur bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe plot tridhjetë vite që ka aplikuar, rruga e Ankarasë drejt unionit duket se devijuar në kthesa të njëpasnjëshme, duke e larguar gjithnjë e më shumë nga Bashkimi Europian.

Komiteti i Punëve të Jashtme i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të mërkurën të pezullojnë zyrtarisht negociatat e pranimit me Turqinë, duke përmendur mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive civile, ndikimin në gjyqësor dhe mosmarrëveshjet mbi Qipron me Greqinë.

Në një reagim zyrtar, Bashkimi Europian theksoi se bisedimet e anëtarësimit nuk janë pezulluar përfundimisht dhe tha se vendimi nëse do të vazhdojnë ose jo mbetet në duart e Presidentin Erdogan.

Një zëdhënëse e Komisionit Europian se përgjatë vitit 2018, Turqia ka lëvizur edhe me larg sferës së Bashkimi Evropian. “Prandaj negociatat e anëtarësimit me Turqinë kanë janë momentalisht në gjendje të ngrirë dhe nuk mund të merren në konsideratë asnjë nga kapituj pasi në radhë të parë nuk është parashikuar asnjë strategji tjetër drejt modernizimit të Bashkimit Doganor BE-Turqi”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses për mediat. “Mbyllja përfundimtare e negociatave do të merret nga Këshilli Europian. Por, para së gjithash, është një vendim kundër udhëheqjes së Turqisë. Si vend kandidat, Turqia ka detyrimin të mbajë të njëjtat standarde të larta demokratike si çdo shtet anëtar dhe të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Pra, është në dorën e Turqinë të na tregojë nëse k ndërmend t’i bindet këtyre rregullave, të cilat ata kanë zgjedhur vetë”, shton zëdhënësia.

Presidenti Erdogan dhe Angela Merkel

Ky vendim drastik vjen pasi Juncker dhe Tusk kanë theksuar në mënyrë të përsëritur nevojën për reforma, për lirimin e të burgosurve dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë. Këto kushte u përsëritën edhe kur ata takuan Presidentin Erdogan në Varna.

“Ne besojmë se është e rëndësishme që të mbahen hapur kanalet e komunikimit ndërmjet BE-së dhe Turqisë por në këto kushte vazhdimi i tyre është tejet i vështirë. Ajo që në na jep shkak për shqetësim është fakti se Turqia mbetet një partner strategjik kyç i BE-së,” deklaroi të enjten Juncker.

Deklarata e tij vjen disa ditë pas bisedimet e presidentit Erdogan me kancelaren gjermane Angela Merkel. Udhëheqësja “de fakto” e BE-së premtoi “bashkëpunimin ekonomik” me Ankaranë mes shpresave për të stabilizuar ekonominë e Turqisë. Por zyrtarët evropianë kanë kohë që thonë se Turqia nuk i plotëson kërkesat e BE për të drejtat dhe liritë themelore.

Diskutimet mbi anëtarësimin e Turqisë në BE në përgjithësi theksojnë pikat e dobëta të Ankarasë, deficitin demokratik, çështjen e Qipros dhe indiferencën e saj ndaj sundimit të ligjit. Qeveria turke kundërshton tonin “hierarkik” të negociatave të pranimit, ndërsa europianët mendojnë se përparimi i Turqisë ka qënë shumë i ngadalshëm.

Si mund të ruhen marrëdhëniet Turqi-BE

Meqenëse Turqia nuk tregon ndonjë dëshirë të menjëhershme për rivendosjen e sundimit të ligjit apo reformave, tani për tani vendet anëtare të BE-së mund të përpiqen të angazhohen në marrëdhëniet dypalëshe transaksionale me Turqinë, pasi një partneritet efektiv mes dy palëve është kritik për interesat europiane.

Gazetarët dhe zyrtarët kanë përdorur në heshtje fjalën “hipokrizi” për të përshkruar hyrjen e Turqisë në BE, e cila ishte planifikuar të ndodhte në vitin 2010, por procesi u ndal për shkak se palët hapën vetëm 16 kapituj negociatash.

Sot, 12 vjet pas fillimit të negociatave të pranimit, 30 vjet pas aplikimit të Turqisë për anëtarësim në BE dhe më shumë se gjysmë shekulli pas një marrëveshjeje asocimi me Komunitetin Ekonomik Europian, kjo marrëdhënie duket se ndodhet në një gjendje të mjerueshme.

Por ndërkohë që lundrojnë në këto ujëra të rrezikshme, zyrtarët turq dhe ata europianë duket se kanë harruar se rëndësinë kritike të marrëdhënieve ekonomike mes dy palëve.

Ekspertët nënvizojnë nevojën për të zhvilluar një gjuhë të re bashkëpunimi për të ruajtur marrëdhëniet BE-Turqi jashtë procesit të anëtarësimit. Të dyja palët duhet të fillojnë të inkuadrojnë debatin si “Turqia dhe Evropa” , për të mos dëmtuar vendet jo anëtare në Bashkimin Europian.

Në vend që të inkuadrojnë çdo përparim ose pengesë në marrëdhëniet mes tyre, si pjesë e procesit të anëtarësimit, të dyja palët mund të punojnë së bashku si partnerë strategjikë.
Një marrëdhënie e tillë transaksionale, me fokus në lidhjet dypalëshe, është ndoshta e vetmja mënyrë realiste për të ruajtur lidhjet BE-Turqi. Sipas raportit të Këshillit Europian, Ankaraja dhe Këshilli i Evropës duhet të punojnë së bashku për të trajtuar çështje të tilla si të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë politike në Turqi.

BE-ja duhet të azhurnojë gjithashtu bashkimin doganor me Turqinë, sepse nga tregtia midis dy vendeve kanë përfituar përgjithësisht bizneset turke pro-evropiane dhe grupet e shoqërisë civile. Po ashtu BE-ja dhe Turqia duhet të bashkëpunojnë për adresimin e mosmarrëveshjeve që përfshijnë diasporën turke në Evropë, duke koordinuar politikat e tyre mbi konfliktet në Lindjen e Mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë